7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Irani evakuon gjashtë qytete nga shkaku i përmbytjeve

Më të lexuarat

Autoritetet iraniane urdhëruan të shtunën evakuimin e gjashtë qyteteve nga shkaku i përmbytjeve që goditën provincën jugperëndimore Khuzestan, transmeton Anadolu Agency (AA).

Televizioni shtetëror i Iranit citon guvernatorin e provincës Khuzestan, Gholamreza Shariati, të ketë thënë se ekipet e shpëtimit po bartin njerëzit në strehimoret në afërsi, përfshirë edhe në kazermat ushtarake.

Siç thuhet urdhri i evakuimit u bë në pritje të shirave dhe përmbytjeve të mundshme.

Guvernatori tha se lëshimi i ujit nga digat dhe nga rezervuarët që po ndodhë aktualisht, është pjesë e procedurave emergjente, që do të çojë në një nivel më të lartë të ujit. Ai thotë se masa të tilla janë të nevojshme në mënyrë që të parandalohen shembjet e digave.

Autoritetet iraniane vlerësojnë se të paktën 70 njerëz kanë vdekur së fundmi nga përmbytjet që kanë kapluar Iranin.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit