Irani dhe fuqitë botërore po takohen në kryeqytetin irakian

0
38

Përfaqësuesit e Iranit dhe të gjashtë fuqive botërore po takohen në kryeqytetin irakian, Bagdadin, me përpjekjen për të gjetur një rrugë jashtë qorrsokakut mbi programin bërthamor të Iranit.

Takimi i së mërkurës sjell në një vend krye-negociatorin iranian për çështje bërthamore, Said Xhalil, dhe emisarët e pesë shteteve të përhershme në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara-Britania, Kina, Franca, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara, sikurse Bashkimi Evropian dhe Gjermania.
Bisedimet e fundit të kësaj natyre ishin mbajtur në muajin prill në Stamboll, ndërsa kishin përfunduar pa ndonjë rezultat.
Para takimit në Bagdad, raportohej që Irani të ishte pajtuar parimisht që t’u lejojë hetuesve të OKB-së të verifikojnë nëse ky vend ka pasur plane për zhvillimin e armëve bërthamore apo jo.
Megjithatë, nuk është konkluduar asnjë marrëveshje.
Republika Islamike mohon të ketë synuar ndërtimin e armëve bërthamore.
Amir al-Musavi, këshilltar i lartë i presidentit të Iranit, Mahmud Ahmedinexhad, foli për kërkesat e Iranit
“Irani po kërkon dy gjëra: e para është njohja ndërkombëtare e së drejtës së Iranit për shfrytëzimin me qëllime paqësore të fuqisë bërthamore dhe e dyta është heqja e sanksioneve të cilat ishin vënë padrejtësisht ndaj Iranit”, u shpreh ai./BS/kohaislame