3.3 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Iran, nis ndërtimi i 12 rafinerive të reja të naftës

Më të lexuarat

Në Iran aktualisht në mbarë vendin janë aktive nëntë rafineri me kapacitet të përgjithshëm prej 1.73 milion fuçi nafte

Irani ka nisur procesin e ndërtimit të 12 rafinerive të reja të naftës, ka deklaruar të mërkurën Arman Moghadam, drejtor i planifikimit korporativ dhe anëtar i Bordit të kompanisë kombëtare iraniane të përpunimit dhe shpërndarje të naftës (NIORDC), transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia e lajmeve Mehr, e cila është e afërt me kreun shtetërorë, raporton se Moghadam ka theksuar se në Iran aktualisht në mbarë vendin janë aktive nëntë rafineri me kapacitet të përgjithshëm prej 1.73 milion fuçi nafte. Ai shtoi se Irani ka 13.000 kilometra të tubacioneve për transferimin e naftës dhe produkteve të naftës së papërpunuar.

“Në vend operojnë më shumë se 5.500 pika karburanti, gaz të lëngshëm dhe gaz të kompresuar natyror”, tha Moghadam.

Ai gjithashtu tha se Irani duhet të optimizojë dhe të rinovojë rafineritë e naftës në periudhën pas sanksioneve.

Irani ka për qëllim të ringjallë sektorin e saj të naftës dhe gazit, pas heqjes së sanksioneve pas marrëveshjes bërthamore të arritur me vendet e P5+1 në korrik të vitit të kaluar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit