7.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Irak, protestë kundër papunësisë pranë fushës së naftës në Basra

Më të lexuarat

Që nga java e kaluar, tensionet në Basra janë ngritur në mënyrë të vazhdueshme kur nga forcat e sigurisë u vra një protestues i cili merrte pjesë në protestat kundër papunësisë së lartë

 

BAGDAD (AA) – Dhjetra protestues u tubuan në afërsi të një fushe të naftës në provincën jugore të Basrës në Irak, si pjesë e protestave kundër papunësisë së lartë dhe mungesës së shërbimeve bazë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Protestuesit kërkojnë mundësi punësimi në fushën e naftës Al-Zubair në Basrën perëndimore”, tha Abdul-Ghafour Mahmoud për AA, një toger policor.

E drejtuar nga një kompani italiane e shpimit, fusha e naftës Al-Zubair prodhon rreth 450 mijë fuçi në ditë.

Që nga java e kaluar, tensionet në Basra janë ngritur në mënyrë të vazhdueshme kur nga forcat e sigurisë u vra një protestues i cili merrte pjesë në protestat kundër papunësisë së lartë dhe ndërprerjeve kronike të energjisë. Që atëherë, protestat janë përhapur në disa provinca të tjera, përfshirë edhe kryeqytetin Bagdad.

Të paktën pesë persona janë vrarë dhe dhjetra të tjerë janë plagosur gjatë protestave.

Rreth 80 për qind e eksporteve të naftës së papërpunuar në Irak vijnë nga fusha të naftës në provincën Basra.

Për vite, banorët e Basrës janë ankuar se shtetasit e huaj, në vend të vendasve, punojnë në sektorin e brendshëm të energjisë.

Ata po ashtu ankohen për ndërprerje të shpeshta të energjisë në temperaturat e larta të verës që shpesh arrijnë deri në 50 gradë Celsius.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit