15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

IPKO shpejton dhe liron internetin

Më të lexuarat

Si ofruesi kryesor i internetit në Kosovë, kompania IPKO sot ka lansuar pakon më të shpejtë të internetit në tregun kosovar, për tu përgjigjur ndaj kërkesave të tregut, si dhe për të avancuar përvojën e përdorimit të internetit të shpejtë për punë, apo nevoja personale.

“Duke e vërejtur se puna, edukimi dhe biznesi i shumë qytetarëve të Kosovës sot varet gjithnjë e shumë nga interneti, ne kemi vendosur që të krijojmë një pako me shpejtësi maksimale të internetit, me të cilën ne synojmë që të përshpejtojmë komunikimin dhe qasjen e kosovarëve në internet”, ka thënë Robert Erzin, drejtor ekzekutiv i kompanisë IPKO.

Me lansimin e “Pako 5”, IPKO tani ofron internet me shpejtësi deri në 80Mbps, me limit të transferit të përmbajtjes në 200GB, ndërsa pas tejkalimit të transferit të lejuar, shpejtësia e pakos vazhdon me shpejtësi prej 10Mbps.

Në anën tjetër, IPKO ka liruar edhe çmimin e pakos 4 të internetit, çmimi mujor i së cilës është zbritur nga 39.95 në 29.95 euro, ndërsa konsumatorët të cilët e blejnë këtë pako për periudhë 1 vjeçare do të kursejnë 50 euro – duke marrë benefitet e njëjta të pakos.

IPKO vazhdon të jetë ofruesi kryesor i internetit, edhe nga shtrirja e rrjetit, edhe nga numri i konsumatorëve, ndërsa kompania posedon rrjetin më të gjerë tokësor – fiks me 240.000 porte, në tërë territorin e Republikës së Kosovës.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit