8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

iPhone X mund Samsung Galaxy S9 në performancë

Më të lexuarat

iPhone X ka rrezultuar të jetë më i shpjetë dhe për më tepër Galaxy S9 ka rrezultuar të jetë dhe më i ngadaltë se iPhone 7.

Para pak javësh kompania Samsung hodhi në treg versionin 9 të smartphone-it Galaxy dhe në disa krahasime të bëra përsa i përket kualitetit të fotokamerës dhe të ekranit, ai është fitues në krahasim me iPhone X. Por këto 2 elementë nuk janë të vetmit që mund të krahasohen. Në një tjetër krahasim janë krahasuar shpejtësia e komponentëve hardware dhe teknologjia e identifikimit të përdoruesit nëpërmjet fytyrës.

Si gjithmonë, për të krahasuar fuqinë hardware vijnë në ndihmë programe që vënë në provë proçesorin, chipi-n grafik dhe memorien RAM. Në testin e bërë nga portali AnandTech, iPhone X ka rrezultuar të jetë më i shpjetë dhe për më tepër Galaxy S9 ka rrezultuar të jetë dhe më i ngadaltë se iPhone 7.

Realisht në këtë krahasim vihen në dukje chip-et përkatëse të cilët janë Exynos 9810 i S9, A11 i iPhone X, A10 i iPhone 7 dhe versione më të vjetra të Exynos. Në 2 grafikët e mëposhtëm shfaqen rrezultate e testeve të bëra për shpejtësinë e proçesorit dhe ato të bëra në karikimin e faqeve WEB dhe në të dy rastet iPhone X rrezulton superior.

Testi i fundit është ai i bërë për aftësinë dhe sigurinë e teknologjisë së njohjes së përdoruesit nëpërmjet fytyrës. Përpara se të themi rrezultatet duam të shpjegojmë dhe diferencën që kanë 2 teknologjitë e përdorura. Në rastin e Galaxy S9 funksioni arrihet duke ruajtuar pika 2 dimensionale të formës së fytyrës ndërsa në rastin e iPhone X, njohja bëhet duke ruajtur pika 3 dimensionale të cilat e krijojnë më mirë formën e fytyrës në fazën e njohjes dhe mbi të gjitha siguri maksimale.

Edhe në këtë rast krahasimi ka rrezultuar në favor të iPhone X sepse teknologjia e ndërtimit të fytyrës me pika 3 dimensionale është shumë herë më sigurtë dhe këtë fakt e pranon dhe vetë Samsung duke i këshilluar përdoruesve që të aktivizojnë gjithsesi teknologjinë e njohjes nëpërmjet skanimit të shenjave të gishtërinjve. /iPhoneAlbania

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit