9.4 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

iPhone bllokohet aksidentalisht për 47 vite

Më të lexuarat

Një fëmijë 2 vjeçar ka bllokuar “aksidentalisht” Iphone-in e nënës së tij me tentativat për t’i futur kodin e kalimit.

Fëmija i gruas nga Shangai që njihet me emrin Znj Lu, sipas raporteve në median kineze, ka provuar aq shumë herë kodin e kalimit saqë e ka nxjerrë nga përdorimi celularin për afërsisht gjysmë shekulli.

Znj Lu priti rreth dy muaj për të parë nëse do të kthehej në normalitet, por zgjidhja e vetme është ristartimi nga fabrika e Apple.

“Unë nuk mund të prisja 47 vjet dhe t’i thoja nipin tim se ishte gabimi i babait tënd”, tha ajo.

iPhone mund të bllokohet me gjashtë përpjekje të dështuara në futjen e kodit në dhe shuma e kohës për të cilën telefoni është i bllokuar rritet me numrin e tentativave.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit