12.6 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

iPhone 6C vjen vitin e ardhshëm?

Më të lexuarat

Për një kohë të gjatë tashmë është folur në lidhje me një iPhone të ri me ekranin e “vogël” prej 4 inç.
Dhe gjëja e fundit që është thënë në këtë drejtim ishte se Apple do të nisë një version të ri dhe më të vogël të iPhone 6C.

Tani sipas një raporti të fundit, Apple do të nisë një model të ri të iPhone 6C me 4 inç vitin e ardhshëm, ndërsa lajmi vjen nga IHS Technologies të cilët kanë thënë se Apple do të nxjerrë një iPhone 6C rreth mesit të vitit të ardhshëm.

Ende nuk ka detaje se çfarë specifika do të mund të ofrojë Apple në iPhone 6C, por gjithsesi se përpos ekranit, pritjet janë që telefoni të ketë tipare të ngjashme me ato të modeleve më të reja të iPhone.

Nëse e mbani në mend, iPhone 5C nuk ishte shitur edhe aq shumë, por tani thuhet se Apple po mendon që në iPhone 6C të ofrojë dizajnin e njëjtë me iPhone 6s, që do të kishte shumë më shumë kuptim për fansat e iPhone.

A do të dëshironit ju një model të tillë të iPhone, me ekranin më të vogël por me pamje të njëjtë me iPhone 6s?

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit