9.4 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Inxhinierët e xhamive në Lindjen e Mesme, 500 vjet para shkencës moderne

Më të lexuarat

Së paku ky është titulli që ka vendosur revista më e madhe evropiane, Der Spiegel, në lidhje me zbulimet e fundit në arkitekturën e disa prej xhamive në Lindjen e Mesme, veçanërisht në Iran dhe Turqi.

Deri më sot shumë nga dekorimet brenda xhamive janë dukur si punime normale dhe mbase si punime që nuk kanë ndonjë rëndësi të veçantë. Por kjo tezë mund të vlente deri para 30 vjetësh, kur matematicienti britanik, Roger Penros (1974), zbuloi disa dizajne të ndryshme me fraktale dhe nga dega e quasi-kristaleve. Ky zbulim ua lehtësoi dy studiuesve nga Havardi, Peter Lu dhe Paul Steinhardt, që të shohin se punimet në disa xhami të ndërtuara gjatë civilizimit islam dhe osman të kishin të njëjtat punime si zbulimet e vetëm para 30-vjetëve.

Më poshtë keni një video nga universiteti i Havardit për këto objekte kulti dhe njëkohësisht disa foto nga këto dizajne, ku tregohet sesa e vështirë është ajo “shkarravitje” që ndodhet në këto ndërtime. Xhamia më e afërt me këto cilësi ndodhet në Bursa të Turqisë, e quajtur Xhamia e Gjelbërt

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit