7 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Investimet e Katarit në Evropë arrijnë 65 miliarde Dollare

Më të lexuarat

Një studim i kohëve të fundit zbuloi se investimet e Katarit në Britani të Madhe, Francë dhe Gjermani kanë arritur në 65 miliardë dollarë. Investimet janë të përqendruara kryesisht në vendet e Evropës Perëndimore.

Sipas studimit, Mbretëria e Bashkuar është destinacioni kryesor i Katarit për investime. Investimet më të shquar janë Kulla Shard e Londrës, dhe Barclays Bank. Sipas këtij studimi, këto investime kanë ndihmuar për të parandaluar kalimin e bankës në pronësi shtetërore. Katari ka rreth 20 për qind të aksioneve të aeroportit Heathrow.
Ky vend zotëron dyqanet Harrods, ka një interes prej 20 për qind në tregun e Camden dhe 26 përqind të aksioneve në dyqanet Sainsbury. Katari është bërë furnizuesi më i madh i gazit të lëngshëm natyror në Britani. Gjatë vitit të kaluar, Britania merrte nga Katari gazin e lëngshëm natyror, dhe importi i tyre shkonte rreth 85 për qind. Raport tani është rritur në 95 për qind.
Ndërsa investimet e Katarit në Francë kapin shumën e 6.5 miliard dollarëve. Kohët e fundit, Katari ka blerë rrjetet e dyqaneve luksoze Le Brantano dhe La Tanneur.
Ndërsa investimet e Katarit në Gjermani kapin shumën e 15.7 miliard dollarë. Ato përqëndrohen në sektorin industrial, duke përfshirë kompanitë kryesore gjermane Volkswagen , Sony Ericsson dhe atë të konstruksioneve HOCHTIEF . /mszh/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit