15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Intrigat e gruas dhe të shejtanit (djallit)

Më të lexuarat

Tregohet se në një rast kishte biseduar gruaja dhe Shejtani, dhe gruaja i kishte thënë Shejtanit:
“A po e sheh atë rrobaqepësin e ri atje? A mund të shkosh tek ai dhe me pëshpëritjet tua ta bësh që ta lëshojë (divorcojë) gruan e tij?”
Shejtani i thotë: “Po, kjo për mua është një gjë e thjeshtë!”
Dhe Shejtani shkoi deri te rrobaqepësi, iu afrua nga të gjitha anët duke u përpjekur me vesveset dhe pëshpëritjet e tij për ta vënë në dyshim në lidhje me besnikërinë dhe nderin e gruas së tij, por rrobaqepësi shumë e donte gruan e tij dhe kishte besim në të, ashtu që nuk ju kushtoi shumë vëmendje pëshpëritjeve të Shejtanit.
Shejtani u kthye dhe e pranoi humbjen.
Atëherë gruaja i tha: “Tani shiko se çka do të ndodh!”
Gruaja shkoi te rrobaqepësi, ia kërkoi dhe e bleu copën më të mirë të stofit, duke i shpjeguar se këtë stof djali i saj dëshiron t’ia dhurojë një gruaje që e do shumë dhe dëshiron të martohet me të. Pastaj ajo shkoi te gruaja e rrobaqepësit dhe i ra ziles në portë. Kur doli gruaja e rrobaqepësit, kjo e luti që ta lejojë të hyjë në shtëpi që ta falë namazin. Gruaja e rrobaqepësit e lejoi që të hyjë në shtëpi, kurse ajo, fshehurazi nga gruaja e rrobaqepësit, e la stofin që e kishte blerë pas derës dhe u largua nga shtëpia.
Kur rrobaqepësi u kthye në shtëpi dhe e pa copën e stofit, menjëherë i ra në mend tregimi i asaj gruaje, se ajo e kishte blerë që djali i saj t’ia dhurojë një gruaje që e donte dhe dëshironte të martohet me të, dhe pa u menduar aspak e lëshoi gruan e tij.
Duke e parë gjithë këtë, Shejtani tha:
“Tani e pranoj se intrigat e grave janë të mëdha!”
Atëherë gruaja i tha:
“Prit! Po çka thua nëse unë e shtyj rrobaqepësin që përsëri ta kthejë gruan e tij?”
“Si do ta bësh këtë?”, pyeti Shejtani.
Gruaja të nesërmen përsëri shkoi te rrobaqepësi dhe i tha se donte të blinte një stof të ngjashëm me atë të djeshmin, sepse dje kishte shkuar të falë namaz në shtëpi të një gruaje dhe atje e kishte harruar stofin që e kishte blerë, por i kishte ardhur turp të kthehej e ta merrte stofin e saj. Kur i dëgjoi fjalët e saj, rrobaqepësi e kuptoi se çfarë çmendurie kishte bërë, andaj menjëherë shkoi dhe e ktheu gruan e tij. http://saff.ba//
Përshtati: Miftar Ajdini

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit