13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Internet Explorer 10 vjen vjen për Metro

Më të lexuarat

Në gjysmën e parë të vitit 2012, mund ta keni përdorur Windows 8 pasi versioni i tij i parë për konsumatorë ishte lëshuar më herët gjatë këtij viti dhe tani Microsoft është duke e paraqitur Internet Explorer 10 për të sjellë uebin në një përvojë tërësisht të afërt me ne.

Windows 8 ofron një rrugë të re për të punuar me kompjuterin tuaj – ose tabletin – me ndërfaqen e përdoruesit “Metro”. Kjo ndërfaqe e përdoruesit ka “Tiles” dhe për dallim nga ajo me të cilën ju mund të keni qenë të familjarizuar brenda Windows Phone për smartphone-ët – Internet Explorer 10, ose më shkurt IE10, posedon më tepër se një lloj për ta kursyer këtë dallim.

Kur ju jeni duke e përdorur sistemin operativ Windows 8, ju e keni opsionin e punës tërësisht sipas mostrës tuaj në desktop, pa “pllaka”, ose ju mund të punoni me vetëm me “pllaka”. Është i tëri një sistem, ashtu siç do të duhej të ishte, por që të dy llojet janë atje dhe aplikacionet tani kanë prirjen (dhe mbështetjen nga softueri) për të ofruar më tepër. IE10 ka dy lloje të lëshimit: desktop dhe llojin Metro.

Metro e ka aplikacionin të lëshuar në ekran të plotë, desktopi e ka aplikacionin të lëshuar në një dritare sipër desktopit tuaj, që është në gjendje të lëvizet majtas dhe djathtas, poshtë dhe lartë dhe është i mundshëm ndërrimi i madhësisë së dritares ashtu siç ka qenë gjithmonë. Versioni Metro i këtij aplikacioni hijeshinë e vet për t’u zhvendosur përgjatë faqeve dhe në përgjithësi iu ofron përdoruesve një rrugë të re për t’i kryer gjërat të cilat janë mësuar t’i bëjnë në ueb. /pcworldalbanian / kohaislame / 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit