10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Interesante: Xhamia në fshat, minarja në kodër

Më të lexuarat

Xhamia 110 vjeçare në fshatin Tuzlagözü të qytezës Zara në Sivas, çudit vizitorët me praninë e dy minareve të ndërtuara në kohë dhe vende të ndryshme, raporton Anadolu.
Sipas informacioneve, minarja e parë e ndërtuar për këtë xhami në vitin 1945 është ndërtuar ne kodrën që ndan fshatin në dy pjesë në mënyrë që ezani të dëgjohet në të dy pjesët e fshatit.

Imamët të cilët kanë kryer detyrë në këtë xhami prej vitesh kanë shkuar në minaren 150 metra larg xhamisë për të thirrur besimtarët në namaz.

Ndërkohë para 12 vitesh disa kontribuues vendosën të ndërtojnë një minare tjetër më të madhe. Këtë herë minarja është ndërtuar 50 metra më lart minares së parë dhe 200 metra larg xhamisë.

Energjia elektrike shkoi në vitet 90 -të në këtë fshat. Ndërkohë pas kësaj kohë minaret me altoparlantët krahas besimtarëve të fshatit japin lajmin për hyrjen e kohës së faljes edhe 11 rrethinave.

Minaret e një xhamie gjenden pranë saj, por në këtë fshat çuditërisht ndodh e kundërta.

http://www.dailymotion.com/video/x4ikn6w_xhamia-ne-fshat-minarja-ne-koder_news
Xhamia në fshat, minarja në kodër 

Kur erdha në këtë fshat me detyrë si imam, u çudita shumë kur pashë minaret larg xhamisë thotë Alısh. “Pyeta se përse e kanë bërë kështu dhe mësova që ishte për arsye që të dëgjohej ezani në dy anët e fshatit”, u shpreh ai.

Edhe 63 vjeçari Mehmet Alim Yaprak e pohon këtë gjë. Duke qenë se fshati është i mbipopulluar dhe disa lagje të tij ndodhen në gropa minarja është ndërtuar në një vend ku mund të dëgjohet ezani, thotë ai.

Duke theksuar se në kohën kur nuk kishte energji elektrike imamët shkonin tek minarja për të thërritur ezanin, Yaprak shprehet: “Më në fund erdhi energjia elektrike. Tani ezani thërritet nga xhamia dhe dëgjohet nga minaret. Disa bamirës ndërtuan një minare më të madhe. Kjo e fundit është ndërtuar në një vend më të dukshëm.”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit