Inteli shfrytëzon DDR4 në çipat serverikë next-gen

0
43

Edhe pse për familjen e re të procesorëve Intel Has[ell, pasardhëse e familjes Ivy Bridge, nuk dihet akoma shumë, në Internet kanë rrjedhur informatat që Inteli planifikon që në kontrollerin e integruar të përkrahë memorien DDR4, e cila do të shfrytëzohej në versionet serverike të çipave të bazuar në Haswell.

Specifikimi DDR4 është dashur të kryhet vitin e kaluar, por është ridizajnuar krejtësisht, kështu që standardi do të duhej të miratohej zyrtarisht vetëm deri kah fundi i këtij viti, që do të thotë që Inteli nuk do të mund ta ofrojë para vitit 2014. Arsye për këtë është që çipat Haswell-EX do të mund të kenë 12-14 bërthama, që do të kërkojë më shumë bandwidth memorik që ata të kenë qasje të vazhdueshme në të dhëna për përpunim. Po ashtu, DDR4, sikurse edhe versionet e mëparshme të standardit, do të sjellë shpenzim më të ulët të energjisë, që në rrethinat serverike është gjithmonë e dëshirueshme.

DDR4 do të punojë me tension prej 1,2V, me bandwidth fillestar për pin prej 1,6 GT/s (gigatransferë për sekond), me tendencë të rritjes kah 3,2 GT/s. Do të ketë edhe të ashtuquajturin geardown mode për frekuencat prej 2667 MHz e më shumë, por secili kanal memorik në të ardhmen do të përkrah vetëm një modul memorik, që me siguri do të çojë deri tek prodhimi i shtuar i moduleve me kapacitet më të lartë.

Për planet për futjen e memories DDR4 në platformat desktop nuk bëhet fjalë akoma./koha/kohaislame