15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Intelektuali nga Shqipëria ka këtë përgjigje për Akademikun

Më të lexuarat

Kreshnik Osmani kryetar Partisë Shqiptare Atdheu ka shkruar një status duke i kërkuar këto gjëra akademikut Mehmet Kraja pas shkrimit të tij: “Akademikut nga Kosova qe u dergon leter muslimaneve te fejsbukut i kane kthyer shume njerez pergjigje por edhe une i kam tre rreshta:
I nderuar akademik!
Tezat, dilemat dhe dhimbjet e tua jam i hapur t’i debatojme ne sy te shqiptareve ne tv me te madh qe do ti. Skenderbeun, europianizmin, identitetet, historine, raporti yne me euroatlantizmin dhe otomanizmin politik. Sektet, Ballkani, ekstremizmi, burimet, si lindi, si funksionon, si rritet dhe ku i ka burimet.
Me edukaten dhe sinqeritetin me te madh, ju ftoj te vini ne ekranin qe deshironi te diskutojme dilemat dhe dhimbje e tua. Ju sfidoj ta mundesoni nje gje te tille por jam i bindur se nuk do te mundesh ta realizosh, as ti e askush tjeter. Media nuk e do kete debat. As ju i nderuari akademik. Perpiqeni te krijoni supermaci false me disa femije rrugaçe ne fejsbuk qe ndyejne gojen me sharje e poshterime. Ejani te diskutojme mendjehapur te rregullojme punet e Atdheut, te sistemojme punet e Shqiperise ndermjet bijve dhe bijave te saj pa perjashtim.
Ti nuk mundesh ta realizosh kete i nderuari akademik, sepse nuk eshte kjo ajo qe kerkohet.
Ekstremizmi eshte pjella juaj. E ne mos e juaja drejtpersedrejti eshte e atyre qe ju frymezojne ju. Ju e financoni, e ushqeni dhe e mbeshtesni ekstremizmin islamik ne trojet shqiptare sepse mendoni se keshtu njerezit mund te urrejne islamin por befasoheni kur shihni se sa me shume te luftohen aq me shume rriten.
I nderuar akademik!
Dhimbjen jua shkakton çarku qe keni ngritur vete. Ju ka ngecur kemba aty.
Ju sfidoj perulesisht ju dhe çdo gazetar ne trojet shqiptare te diskutojme dilemat identitare te kombit, ne oren dhe ne diten qe do ti, por me dhimbje nuk mundeni ta pranoni dhe ta realizoni diçka te tille. Ju doni te diskutoni me gogolin zoteri. Ju nuk mund te dialogoni me “gogolin” qe e financuat vete dhe me pas te na thoni te gjitheve, ju jeni ekstremiste.
Mirese te vini nese mundeni, pavaresisht se nuk do te mundeni dot.
Miqesisht nga nje “ekstremist” i nje lloji qe nuk e ke hasur me pare!
Kreshniku”/KohaIslame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit