12.6 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Instat e konfirmon: Tkurret popullsia për të tretin vit radhazi

Më të lexuarat

Popullsia e Shqipërisë është tkurrur për të tretin vit radhazi. Sipas statistikave të publikuara nga Instat, popullsia e Shqipërisë në 1 Janar 2019 rezulton 2.862.427 banorë duke pësuar një rënie me 0,3 %, krahasuar me 1 Janar 2018.

Gjatë vitit 2018, shtesa natyrore e popullsisë është 7.130 banorë (Lindje-Vdekje), duke pësuar një rënie prej 17,4 %, krahasuar me një vit më parë. Migracioni neto (Imigrantë-Emigrantë) është -15.030 banorë, duke shënuar një rënie prej 0,9 %, krahasuar me një vit më parë.

Në këtë mënyrë Instituti i Statistikave konfirmon se popullsia e vendit shënoi rënie për të tretin vit radhazi më 2018 kryesisht prej emigracionit të lartë dhe rënies së numrit të lindjeve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit