15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Inspiruese: ja ç’hoqi ky refugjat sirian deri sa u bë doktor

Më të lexuarat

Dhjetë vjet studime, bredhje në katër shtete, kalim në katër fakultete dhe ja ku Tirej Brimo, një refugjat sirian i ikur nga lufta, më në fund realizoi ëndrrën e tij për t’u bërë doktor.

Vetëm 10 muaj para se të diplomohej në një universitet në Halep, Brimo u detyrua të largohet nga atdheu tij në vitin 2012 për shkak të luftës, duke kaluar nëpër vendet e Lindjes së Mesme, përpara se të arrinte në Britani në vitin 2013.

Javën e kaluar, ai u diplomua nga Universiteti i Londrës, pasi ishte refuzuar nga disa universitete të tjera, dhe tani po fillon karrierën e tij si një doktor në Shërbimin Shëndetësor Kombëtar në veri të Anglisë.

Brimo shprehu gëzimin e tij përmes një postimi në Facebook i cili u shpërnda në mënyrë virale në internet.

“Lufta mund të marrë gjithçka prej jush, përveç pasioneve tuaja dhe dashurisë suaj, dhe unë që të mos heqë dorë nga ëndrra ime dhe kush jam unë, thjesht hodha poshtë padrejtësinë e jetës”, tha Brimo, 27 vjeç, për fondacionin “Thomson Reuters”.

Si refugjat ai tha se e di se çfarë ndjenje është të humbasësh gjithçka, dhe kupton vlerën e dhembshurisë, një atribut kryesor i një doktori.

Dhe për këtë, Brimo shpreson t’i shërbejë njerëzimit kudo që të jetë e mundur.

“Ndjehem e lidhur me Sirinë dhe Britaninë e Madhe. Siria është pikëllimi që e thyen zemrën time për çdo ditë; Britania e Madhe është vendi që më deshi, më mirëpriti dhe besoi në mua, dhe mezi pres që të filloj të jap kontributin tim për komunitetin”, tha ai.

Duke punuar si një flebotomist për të mbështetur financialisht studimet e tij, Brimo tha se gjuha ishte pengesa më e madhe në fillim, pasi atij i duhej të zhvendoset nga studimet në gjuhën arabe në atë angleze.

“Kur miqtë e mi bënin një orë pune, unë bëja dy, për të kompensuar sfidën e gjuhës”, thotë ai. “E dua gjuhën angleze!”

Brimo fitoi vlerësimin edhe nga kryebashkiaku i Londrës, Sadik Khan.

“Urime për refugjatin sirian Dr.Tirej Brimo. Londinezët janë krenarë që ju keni diplomuar si mjek këtu në qytetin tonë,” shkroi Khan në Twitter.

Brimo shpreson që edhe refugjatëve të tjerë t’u ofrohen mundësi dhe mbështetje të ngjashme.

“Dikush më pati thënë një herë: ‘jeta nuk do të thotë që të presësh stuhinë që të kalojë, jeta është të mësosh se si të vallëzosh nëpër shi!’. Unë e di se sa e vështirë është të kalosh nëpër luftëra, por porosia ime do të ishte që mos u dorëzo, dhe mos heq dorë nga ëndrra jote … një ditë do të mbrrish atje”.

 Përgatiti: Jeton Zenuni – /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit