8.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

INPO: Kosova vazhdon të jetë e injoruar

Më të lexuarat

Shteti më ri në Evropë, Republika e Kosovës, ka arsye të shumta për të mos e shënuar 9 Majin – Ditën e Evropës duke pushuar, theksoi Iniciativa për Progres.

Në një performancë para Qeverisë së Kosovë, INPO ka thënë pikërisht sot Kosova do të duhej ta jepte shembullin e saj, duke mos u vonuar edhe më shumë drejt integrimit në familjen e madhe evropiane.

“Një vend pa të ardhme të sigurt, i izoluar dhe i getoizuar në çdo aspekt, me praninë e gjerë të përfaqësuesve politikë e ushtarakë të Bashkimit Evropian, por pa asnjë qasje në kontaktet edhe më elementare me strukturat e BE-së, me integritet dhe sovranitet të cenuar në ¼ e territorit të vet, pa të drejtë për të vepruar për sundimin e plotë të shtetësisë, me zyrtarë të korruptuar, me shkelje të vazhdueshme të ligjit, pa vepruar gati asnjë herë për ndëshkimin e fajtorëve për këtë gjendje të rëndë, në mungesë të theksuar për perspektivën e shtetit me popullatën më të re në Evropë, me pensionistë që nuk i mbijetojnë dot as nevojës elementare për sigurimin e barnave e të bukës së gojës, Kosova vazhdon të jetë një ‘sui generis’ i shëmtuar dhe një vend i injoruar nga vetvetja dhe të tjerët dhe i ndëshkuar krejt padrejtësisht në të sotmen dhe në të ardhmen e saj”, vlerëson INPO.

Sipas tyre, hapat konkretë të një shteti për t’u anëtarësuar në BE arrihen vetëm duke punuar dhe me përpjeke konkrete për afrimin e standardeve në të gjitha fushat.

“Përderisa të gjitha vendet evropiane 9 Majin e shënojnë me prezencë të të rinjve nëpër shkolla, ku ata një nga orët mësimore ia kushtojnë pikërisht historikut të kësaj date të rëndësishme të vlerave e të standardeve të qytetarisë evropiane, në Kosovë kjo ditë shënohet me pushim, i cili me sa duket nënkupton abstenimin e qëllimshëm institucional nga identifikimi i drejtpërdrejtë me këtë ditë të shënuar”, thuhet në kumtesë.

Sipas INPO-s, janë të paktën 9 arsye themelore, për shkak të të cilave Kosova nuk do të duhej ta shënonte 9 Majin, duke pushuar dhe abstenuar, por duke punuar, ndër të cilat janë: Kosova mbetet edhe më tutje shteti më i izoluar dhe më i varfër në Evropë pa liberalizim të vizave dhe me mbi 40 % të popullatës të pa punë; 5 shtete të Bashkimi Evropian nuk na njohin si shtet dhe procesi i anëtarësimit në BE ende nuk ka filluar; shprehjeve “Sundim i Ligjit”, “Luftim i Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar” më nuk ju besojnë as politikanët dhe vetë BE-ja në Kosovë; arsimi në Kosovë nuk përgatitë kuadro konkurrues për tregun evropian të punës, rreth 90% e të rinjve kosovar nuk kanë udhëtuar kurrë në Evropë etj.

Ashtu, si prej shumë vitesh, Kosova vazhdon të jetë krejtësisht jashtë rrjedhave normale të zhvillimeve politike, ekonomike, kulturore e shoqërore evropiane, Kosova edhe në ditën e familjes së saj të madhe është jo vetëm “anëtari” i përbuzur dhe i injoruar nga të tjerët, por edhe “anëtari” i cili e përjashton vetveten nga qenia i barabartë dhe i dinjitetshëm me të tjerët. /Telegrafi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit