9.4 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Inicuesi i Kryqit Todor Petrov: Më ka rrahur Beqir Asani

Më të lexuarat

Kreu i Kongresit Botëror Maqedonas Todor Petrov i cili gjatë ditës së djeshme është rrahur brutalisht, përmes rrjetit social facebook ka akuzuar funksionarë të lartë të BDI-së, dega e Çairit. Petrov në facebook ka përshkruar në detaje incidentin e djeshëm, duke apostrofuar si protagonistin kryesorë, kreun e degës së BDI-së në Çair, Beqir Asanin. Sipas tij në restorantin ku ka ndodhur incidenti, ka qenë prezent edhe nënkryetari i BDI-së Izet Mexhiti.

“Më ka rrahur Beqir Asani, kreu i degës së BDI-së, në Çair. Njëri hipi mbi tavolinë, më sulmoi me shqelma kokës. Mendova se do më vrasin. I pyeta disa herë pse po më godasin? Më than “Ti do të ndërtosh kryq? Mos të të shohim më në Çair”, shkruan Petrov në Facebook.

Ndërkohë sulmin ndaj tij e ka cilësuar si sulm ndaj popullit maqedonas, kishës, por edhe shtetit të Maqedonisë. Nga MBP-ja njoftojnë se deri tani janë marrë të gjitha masat për zbardhjen e rastit, kurse në bisedë informative janë marrë vetëm të punësuarit në vendin ku ka ndodhur rasti. Derisa akoma nuk janë marrë në pyetje personat e apostrofuar nga Petrovi, por nëse konstatohet se kanë qenë të përfshirë, do të thirren edhe ata, thonë nga MPB.

Rasti u shënua dje, pas vënies të gurë themelit të kryqit 56 metërsh që planifikohet të vendoset në komunën e Butelit, për të cilën pati protesta të cilat u paralajmërua se mund të përsëriten./Alsat

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit