12.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Iniciohen hetimet për keqpërdorimet në UP

Më të lexuarat

Pas zhvillimeve aktuale rreth Universitetit të Prishtinës, Këshillit Drejtues i këtij institucioni në mbledhjen e mbajtur pas dite ka vendosur që të formojnë një komision hetimor lidhur me procedurën dhe vërtetësinë e mirënjohjes së marrë nga Samitin e Cilësisë, por edhe për qartësimin e keqpërdorimeve të mundshme gjatë vizitës në SHBA.

Lajmin e bëri të ditur anëtari i këshillit drejtues, Milazim Krasniqi, i cili ka thënë për Kosovapress se ky komision ka për detyrë që brenda një jave t’i paraqes raport Këshillit Drejtues lidhur me këto çështje.

Kurse, sa i përket shkrimeve të fundit lidhur me keqpërdorimet e mundshme në UP, Krasniqi thotë se anëtarët e Këshillit kanë diskutuar me tone shumë kritike ndaj punës së menaxhmentit, të cilat kanë rezultuar me vendimin për hetime, që i cili hap rrugë qartësimit të keqpërdorimeve eventuale.

Po ashtu, meqenëse është faza e zgjedhjeve dhe fundi i mandatit të menaxhmentit, Këshilli Drejtues ka marrë vendim t’i ndalojë të gjitha konkurset për pranim të punëtorëve të rinj, udhëtimet jashtë shtetit, por edhe investimet në UP.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit