Indonezi, thirrje për bojkot të prodhimeve amerikane

0
68

XHAKARTË (AA) – Dhjetëra mijëra persona kanë protestuar para ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Indonezi për shkak të vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump, për të njohur Kudsin si “kryeqytet të Izraelit”, raporton Anadolu Agency (AA).

Këto janë demonstratat e dyta të organizuara në Xhakartë që nga e premtja. Protestuesit të cilët mbanin flamuj të Palestinës dhe pankarta me mbishkrimet “Kudsi i lirë, “Ne jemi me Palestinën”, brohoritnin me slogane kundër Trumpit, SHBA-ve dhe Izraelit.

Ata që morën fjalën bënë thirrje për bojkot të prodhimeve amerikane, si dhe për lutje për Kudsin dhe popullin palestinez. Gjatë protestës u morën masat më të larta të sigurisë, ndërsa akse të trafikut ishin të mbyllura.

Ambasada e SHBA-ve në Xhakartë të enjten u bëri thirrje shtetasve të saj për kujdes për shkak të protestave të planifikuara.