10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

INDONEZI – NJË TËRMET 6,6 BALLË RIHTER GODET ISHULLIN E SUMATRAS

Më të lexuarat

Një tërmet me magnitudë 6,6 ballë të shkallës Rihter goditi sot pjesën perëndimore të ishullit indonezian të Sumatras, njoftoi Instituti Gjeofizik amerikan (USGS).

Epiqendra e tërmetit u lokalizua në një thellësi prej 45 kilometrash, rreth 300 kilometra nga qyteti Medan, kryeqytet i provincës Sumatra e Veriut”, theksoi USGS.

Nuk u dha asnjë alarm për cunami dhe nuk janë njoftuar viktima apo dëme materiale.

Ishulli i Sumatras, në veriperëndim të arkipelagut indonezian, u godit më 26 dhjetor 2004 nga një tërmet i fortë me magnitudë nëntë ballë të shkallës Rihter, që shkaktoi një cunami në brigjet e dhjetëra vendeve të Azisë Juglindore dhe më shumë se 220 000 të vdekur./trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit