Indonezi, Kur’ani më i madh prej druri në botë tërheq turistë

0
77

Ka shumë Kur’ane gjigante në mbarë botën, por i vetmi Kur’an gjigant prej druri mund të gjendet në Palembang, Sumatran e Jugut, Indonezi.

I njohur si Kur’ani më i madh në botë, ai është bërë nga druri Tembesu (Fagraea Fragrans) me një lartësi prej 177 centimetra dhe gjerësi 140 centimetra. Themeluesi i tij, Shofwatillah Mohzaib, 43 vjeç, tha se e përfundoi prodhimin në formën e Xhuzit të 30-të të Kur’anit të Shenjtë për nëntë vjet. Ai tha se prodhimi mori një kohë të gjatë për shkak të mungesës së fondeve dhe mungesës së drurit.

“Për fat të mirë, vepra në fjalë mori donacione private nga disa donatorë të mëdhenj, përfshirë ish kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve Marzuki Alie dhe kryetarin e ndjerë të Kuvendit Konsultativ Popullor Taufik Kiemas”, tha Shofwatillah për Anadolu Agency (AA).

Frymëzuar nga një ëndërr

Shofwatillah zbuloi se ideja e bërjes së Kur’anit gjigant kishte lindur teksa ai studioi kaligrafinë në Xhaminë e Madhe të Palembang, në vitin 2000. Ai gjithashtu u frymëzua edhe nga ëndrra e tij.

Një vit më vonë ai filloi të bëjë faqen e parë që përmbante Suren El-Fatiha.

Para se të gdhendte në dru, Shofwatillah shkroi ajetet në kartona. Pas kësaj, ai kërkoi miratimin e ekspertëve, pastaj bëri kopje të ajeteve me letër përcjellëse.

“Një faqe e Kur’anit mund të përfundojë vetëm brenda një muaji. Procesi i gdhendjes mori kohën më të gjatë”, shpjegoi ai.

Ai zgjodhi drurin tembesu si material të tij, sepse ai është mjaft i fortë, i qëndrueshëm dhe mjaft popullor në Sumatra, si lëndë e parë për gdhendje apo industri të mobiljeve.

Aktualisht, struktura, e cila është e lartë – kate të lartë, mund të gjenden në shkollën e konviktit Al Ihsaniyah Gandus, në Palembang.

Në vitin 2011, ish-presidenti indonezian, Susilo Bambang Yudhoyono, i shoqëruar nga të gjitha delegacionet e konferencës parlamentare të OIC-së përuroi Kur’anin e gjelbër prej druri, i cili gjithashtu shënoi themelimin e Muzeut Al Kur’an Al Akbar.

Atraksion turistik

Sipas Shofwatillah, një milion vizitorë kanë vizituar Muzeun Al Quran Al Akbar që nga viti 2012. Ai tërheq turistë vendas dhe të huaj, si Arabia Saudite, Iraku, Turqia, Malajzia, Singapori, SHBA, Kanadaja dhe vende të tjera.

Shofwatillah gjithashtu dëshiron të ndërtojë një kinema për të edukuar vizitorët rreth mrekullive të Kur’anit.

Sarmin Gumay, 76 vjeç, tha se ishte i mahnitur nga bukuria e Kur’anit Al Akbar. Ai kishte vizituar disa herë muzeun sepse ia qetësonte zemrën.

Ndërkohë, Amira Luthfia, 16 vjeç, erdhi në Palembang nga Lampung vetëm për të shuar kuriozitetin e saj. “Është absolutisht e mrekullueshme,” tha ajo.

Amira për AA tha se turizmi fetar ka qenë i rrallë në Palembang. Amira shpreson se qeveria do t’i kushtojë më shumë vëmendje. “Shpresoj njerëzit ta kuptojnë Kur’anin e Shenjtë më shumë,” shtoi ajo.

Rritja e ekonomisë

Al Quran Al Akbar ka pasur një ndikim të madh tek banorët vendas, pasi zona është e mbushur me njerëz dhe është plotësisht e zënë me aktivitetet tregtare. Jo vetëm turistët, por edhe shitësit e veshmbathjeve, ushqimit dhe pijeve janë në zonën përreth muzeut.

Ujang, 60 vjeç, një shitës pije, tha se shkolla e konviktit islam në këtë zonë ka ofruar bursa për jetimët.”Jam i lumtur që fëmijët e mi mund të studiojnë këtu me kosto të përballueshme,” tha ai.

Gjatë periudhës së Fitër Bajramit, gjithashtu sigurohet zekati (ndihmë financiare) për banorët lokalë.