7.4 C
Pristina
Tuesday, March 19, 2024

Indonezi, falet namazi i xhenazes në mungesë për Khashoggin

Më të lexuarat

Në kryeqytetin e Indonezisë, Xhakartë, u fal namazi i xhenazes në mungesë për gazetarin Jamal Khashoggi i cili muajin e kaluar u vra në Konsullatën Saudite në Stamboll

 

Në kryeqytetin e Indonezisë, Xhakartë, u fal namazi i xhenazes në mungesë për gazetarin Jamal Khashoggi i cili muajin e kaluar u vra në Konsullatën Saudite në Stamboll, raporton Anadolu Agency (AA).

Namazi u fal në Xhaminë Abu Bakar Al-Siddik në lindje të Xhakartës nën organizimin e Fondacionit Humanitar Yayasan.

Pas ceremonisë, Shaikh Yusuf Abdul Gani tha se Khashoggi është vrarë në mënyrë të pamëshirshme dhe se sot janë bërë lutje për të.

Gazetari Jamal Khashoggi u vra më 2 tetor në Konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll, ku kishte shkuar për dokumentacion. Kufoma e tij ende nuk është gjetur.

Kryeprokuroria saudite dje tha se 11 persona janë akuzuar në lidhje me vrasjen, ndërsa për pesë prej tyre është kërkuar dënim me vdekje.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit