16.4 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Indonezi: Aeroplani zhduket nga radari

Më të lexuarat

Zyrtarët thanë se një aeroplan rus “Sukhoi Superjet 100” me 46 njerëz në bord është zhdukur nga ekranët e radarëve në jug të kryeqytetit të Indonezisë, Xhakartës.

Autoritetet indoneziane thanë se nuk dihet nëse aeroplani është rrëzuar, derisa kanë nisur një operacion kërkim-shpëtimi.
Avioni, që zë deri në 100 pasagjerë, ishte duke bërë një fluturim demonstrues si pjesë e një turneu aziatik ku ishte planifikuar gjithashtu të përfshihej Kazakistani, Pakistani, Indonezia, Vietnami, Laosi, dhe Birmania.
“Superjet 100” bëri debutimin e tij në vitin 2008.
Në vitin 2011, aeroplani i parë u përdor nga Armavia e Armenisë.
Tetë aeroplanë “Superjet 100” janë aktualisht në shërbim të kompanive Armavia dhe Aeroflot dhe kanë kryer më shumë se 3 mijë e 300 fluturime komerciale./BS/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit