Indipendent: Fëmijët në Mianmar janë djegur për së gjalli

0

Gazeta angleze “Indipendent” në një raport të saj ka thënë se forcat ushtarake të Mianmarit kanë djegur për së gjalli një numër të madh të fëmijëve ose i kanë këputur kokën atyre.

Gazeta “Indipendent” në raportin e saj shkruan se gjatë një jave të kaluar mbi 60 mijë myslimanë Rohingian për shkak të përleshjeve, kanë ikur në drejtim të kufijve të Bangladeshit. Kjo është në kohën kur qeveria e Bangladeshit ka mbyllur kufijtë e saj dhe po thotë se nuk ka kapacitet për të strehuar këtë numër kaq të madh të refugjatëve. Abdurrahman (41 vjeç) ka deklaruar për një organizatë bamirëse: “Unë kam arritur të shpëtojë nga një sulm 5 orësh të kryer kundër fshatit Çut Pin dhe arrita të arratisem. Forcat ushtarake të Mianmarit kanë grumbulluar një grup të burrave në një kasolle prej druri dhe pastaj i kanë vë zjarrin asaj. Vëllai im ishte në mesin e tyre dhe është vrarë. Anëtarët e tjerë të familjes i kam gjetur në tokat për rreth, por të vdekur. Në trupat e tyre kishte gjurmë të plumbave dhe të prerjeve me thikë. Ndërsa trupat e dy djemve të vëllait kishin mbetur pa kokë”. Pamjet e bëra me satelitë që janë publikuar nga Observatori i të Drejtave të Njeriut tregojnë se vetëm në një fshat janë djegur 700 shtëpi.