3.9 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

“India po e bën në Kashmir atë që Izraeli po e bën në Palestinë”

Më të lexuarat

Kryetari i Parlamentit të Azad Xhammu dhe Kashmirit nën kontrollin e Pakistanit, Shah Ghulam Qadir, ka deklaruar se India po zbaton në Kashmir mënyrat e presionit që Izraeli përdor kundër palestinezëve.

Qadir pranoi në një takim në kryeqytetin Muzafferabad të Azad Kashmir dhe Kashmirit, delegacionin e gazetarëve turq të cilët vëzhgojnë tensionet mes Pakistanit dhe Indisë pasi New Delhi hoqi statusin e veçantë të Xhamu Kashmirit nën kontrollin indian.

Ai tha se India ka ndërprerë internetin dhe lidhjet telefonike në Xhamu Kashmir. “Forcat indiane hapin zjarr ndaj civilëve që ndodhen në anën tonë në Vijën e Kontrollit. Çdo ditë vdes ose plagoset një person. Ushtrohet çdo lloj torture. Shumë gra nuk kanë informacion rreth fatit të bashkëshortëve të tyre. Ne i kemi emëruar si ‘gjysëm të veja’ sepse ata nuk kanë informacion për bashkëshortët e tyre as nëse janë gjallë, as nëse janë të vdekur”, tha Qadir.

Sipas tij, që nga 5 gushti e deri më tani në Xhamu Kashmir ku zbatohet shtetrrethimi (ndalimi i daljes në rrugë) janë arrestuar më shumë se 4.000 persona në mesin e të cilëve ndodhen avokatë, anëtarë të këshillave lokalë, udhëheqës të shoqërisë civile dhe gazetarë.

Pasi ka bërë të ditur se India po përdor në Kashmir mënyrat e presionit që Izraeli ushtron ndaj palestinezëve, Qadir tha se “India në Kashmir po ndjek metoda të ngjashme me ato që Izraeli ka ndjekur në Palestinë. Forcat indiane të sigurisë arrestojnë fëmijët mbi 10 vjeç, i çojnë në komisariate dhe i rrahin. Pasi i torturojnë për një natë, i lënë të shkojnë në shtëpi. Një natë kur ata bastisën një shtëpi, pasi e zgjuan nga gjumi natën, filluan të rrahin një djalë të ri para të gjithëve. Ata i torturojnë tërë natën deri në mëngjes dhe i lirojnë. Kështu në këtë mënyrë ata dërgojnë mesazhe ndaj të rinjve të tjerë. Qëllimi i tyre është të terrorizojnë brezin e ri. Në mediat indiane, çështja e ndryshimit demografik në Kashmir për herë të parë u shfaq në vitin 1993 kur ministri i Jashtëm izraelit Shimon Peres propozoi ndryshimin demografik në Kashmir”.

“Demokracia indiane mbaron kur bëhet fjalë për Kashmirin”

Duke folur për ëndrrën e kryeministrit indian Narendra Modi për një “Indi të madhe” të përbërë plotësisht nga hindusët, Qadir thekson se “Ajo që ai po përpiqet të bëjë është të eliminojë jo-hindusët për të krijuar ‘Indinë e Madhe’. Kjo ideologji, e cila i përket Organizatës Vullnetare të Indisë (RSS), synon të shndërrojë fetë ekzistuese në hinduizëm për të krijuar një Indi të përbërë vetëm nga hindusë, ose t’i vrasë ata apo t’i dërgojë në vende të tjera. Kjo është struktura e mendimit të qeverisë Modi. Demokracia e Indisë mbaron kur bëhet fjalë për Kashmirin”.

Qadir ka vënë theksin se synohet të ndryshohet struktura demografike e Xhamu Kashmirit, që është rajoni i vetëm indian me shumicë muslimane dhe se qeveria indiane ka siguruar që 1.5 milionë hindusë të blejnë prona në rajon.

– “Qytetarët e Kashmirit në unitet”

Qadir thotë se diplomacia duhet të përdoret deri në fazën e fundit për zgjidhjen e problemit të Kashmirit. “Mungesa e mbështetjes nga bashkësia ndërkombëtare nuk ndikon në rezistencën tonë. Qytetarët e Kashmirit në të dyja anët e Vijës së Kontrollit mes Pakistanit dhe Indisë janë në unitet kundër Indisë. Ata janë të gatshëm të japin jetën për të fituar liritë e tyre”, tha ai.

Ndërsa në pyetjen nëse shaktojnë rritjen e rezistencës së armatosur në rajon politikat aktuale të Indisë, Qadir është përgjigjur se “Ne nuk mund ta ndalojmë rezistencën e njerëzve në Kashmirin nën okupim. Çfarë mund të prisni të bëjnë personat që u janë përdhunuar në shtëpi nënat ose motrat? Ai do të hakmerret me patjetër për këtë. Përveç kësaj, ushtria indiane po shet armët e saj. Në këtë mënyrë është e lehtë për të siguruar armë. Kështu që rinia do të vazhdojë rezistencën e saj atje”./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit