18.1 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Indi, leopardi sulmon 13 persona

Më të lexuarat

Një leopard ka plagosur 13 persona në një kompani nafte pranë një fshati indian para se të vritej. Egërsira mundi të hynte në Oil India Limited në Duliajan, në distriktin Dibrugarh ku sulmoi punonjësit.

Fotot tregojnë leopardin duke sulmuar një roje pasi ky i fundit po përpiqej të shpëtonte një koleg. Policia Pyjore u lajmërua me shpejtësi dhe pasi e qëlluan me një shiringë qetësuese, kafsha u vra pasi qetësuesi nuk pati efektin e dëshiruar.

Leopardët sulmojnë shpesh në kompanitë e naftës edhe për shkak se rezervat pyjore janë shumë afër me këto kompani.

Sipas ‘Daily Mail’, të paktën 4 leopardë janë parë në Dibrugarh në ditët e fundit.tch/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit