7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Indi, 16 ish-policë dënohen me vdekje për vrasje të muslimanëve

Më të lexuarat

Gjykata në New Delhi dënoi 16 ish-policët për vrasjen e 42 muslimanëve, në ngjarjen e vitit 1987 e njohur si “Masakra e Hashimpurit”

 

Gjashtëmbëdhjetë ish-policë janë dënuar me vdekje për shkak të vrasjes së muslimanëve në Indi në vitin 1987, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjykata në New Delhi dënoi 16 ish-policët për vrasjen e 42 muslimanëve, në ngjarjen e vitit 1987 e njohur si “Masakra e Hashimpurit”. Atë vit ndodhi përleshje mes muslimanëve dhe hindusëve.

Policët u shpallën fajtorë për “vrasjen e qëllimshme të personave të paarmatosur, rrëmbimin, vrasjen dhe shkatërrimin e dëshmive”.

Është dëshmuar se ish-policët ua kanë lidhur duart 42 muslimanëve dhe me kamionë i kanë dërguar në zona të ndryshme ku edhe i kanë vrarë. Kufomat janë hedhur në kanal.

Për masakrën u akuzuan 19 policë, megjithatë, tre persona vdiqën gjatë gjykimit që zgjati 31 vite.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit