15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Incidenti, anija e rojes bregdetare greke hyn në ujrat shqiptare

Më të lexuarat

Një incident është regjistruar sot në ujrat territoriale të Shqipërisë, ndërsa një anije e rojes bregdetare greke është futur në territorin shqiptar, duke kërcënuar ekujpazhin e një anijeje peshkimi.

Nga raportimet e para mësohet se incidenti ka ndodhur me anijen e peshkimit “Mario 1” të kompanisë “Fama” në Sarandë, e cila ndodhej 1.3 milje larg ujërave greke dhe 1.6 milje larg Gjirit te Manastirit e 2.1 milje nga marina e Sarandës.
Drejt vendit të ngjarjes ka shkuar një anije e rojes bregdetare shqiptare, por anija greke është larguar, ndërsa peshkarexha “Mario 1” është kthyer në bazë. Nga të dhënat e para mësohet se për ngjarjen kanë nisur hetimet.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit