6.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

IMPERIALIZËM

Më të lexuarat

IMPERIALIST m.
Kapitalist ose veprimtar politik a shoqëror në shtetet e mëdha kapitaliste që ndjek e vë në jetë politikën e imperializmit. Imperialistët amerikanë (anglezë, gjermanë, japonezë). Synimet (qëllimet) e imperialistëve. Krimet e imperialistëve. Ndërhyrja e imperialistëve. Vuajnë nën zgjedhën e imperialistëve.
 
IMPERIALIST mb.
Që ka të bëjë me imperializmin ose me imperialistët, që lidhet me imperializmin ose me imperialistët, i imperializmit ose i imperialistëve; që është karakteristik për imperializmin ose për imperialistët. Shtet imperialist. Fuqi imperialiste. Ideologji (politikë) imperialiste. Luftë imperialiste. Agjenturë imperialiste.
 
IMPERIALIZËM m.
Faza më e lartë dhe e fundit e kapitalizmit, që karakterizohet nga përqendrimi i prodhimit e i kapitalit në duart e monopoleve të mëdha e nga sundimi i oligarkisë financiare, nga krizat dhe nga kontradiktat e lufta e papajtueshme ndërmjet vendeve të mëdha kapitaliste për të siguruar lëndë të para e tregje, për të eksportuar kapitalet, për të pushtuar vende të tjera, për të rindarë botën dhe për të shfrytëzuar gjer në palcë popujt e tjerë; kapitalizëm monopolist; formë e organizimit ekonomik, politik e shtetëror në këtë fazë të lartë e të fundit të zhvillimit të kapitalizmit monopolist, parazitar e në kalbëzim. Imperializmi amerikan (anglez, gjerman, japonez…). Imperializëm ushtarak. Krerët e imperializmit. Shërbëtor i imperializmit. Kriza e imperializmit. Lufta kundër imperializmit.
Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit