7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Imami sarajevas: të mirëseardhur në xhami kush nuk ka strehë e ka ftohtë

Më të lexuarat

Imami nga Sarajeva, Muhamed ef. Veliq, ka ftuar të gjithë njerëzit që kanë të ftohtë dhe nuk kanë ku të ngrohen që të vijnë në xhaminë në Stara Breka.

“Meqenëse këto ditë po bën shumë ftohtë, ngjashëm si vitin e kaluar, ftojmë njerëzit që nuk kanë ku të strehohen apo nuk kanë mundësi të gjejnë ndonjë hapësirë për t’u ngrohur, se ata mund të vijnë tek ne në xhaminë e Stara Breka (Sarajevë), dhe aty të gjejnë atë për të cilën kanë nevojë këto ditë të ftohta”, shkroi Veliq në profilin e tij në Facebook, dhe shtoi:

”Kjo thirrje vlen për të gjithë, pavarësisht muslimanë apo jo, besimtarë apo jo! Xhamia jonë është e ngrohtë dhe e gjërë, e mjaftueshme për të akomoduar njerëzit që kanë nevojë për një kënd ku mund të ngrohen, të gjejnë qetësinë dhe sigurinë. Xhamia është vazhdimisht e hapur”, ka porositur Veliq. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit