1.9 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Imami nga Prizreni i bënë replikë Hamitit

Më të lexuarat

Reagim ndaj letres jo Qortuese e as Keshilluese por AKUZUESE.I nderuar

Dr.Xhabir Hamiti
Une jam Enes Limani jam imam ne Xhamin e “Deshmoreve-Martireve” ne Prizren.Kam qene Medresist dhe njohurit fakultative i kam perfunduar ne Fakultetin e studimeve Islame ne Prishtin, fakultet ne te cilin dhe ti me ke dhene mesim dhe fatkeqsishte nuk kam pasur mundesin asnjeher te marre mesim ne vendet e shejta,e edhe me keq skam pas fatin te i shoh asnjeher vendet Arabe, por padyshim qe aroma e Islamit me ka goditur fuqishem,

Ti tregova gjith keto qe mos te marresh mundin e te me akuzosh per diq “TE QUDITSHME”, te i kthehemi asaj qe ti na u drejtove gjith imameve.

 

“Pamundesia”jote per te na bashkuar dhe per te na u drejtuar tregon enderren tende te parreshtur qe ti te jesh ne krye te te gjith imameve pamarrparasysh koston,edhe pse per kete nuk besoj qe te eshte ndaluar nje gje e tille.
-Permende shekullin ne te cilin po kalojme dhe sfidat e ndryshme qe na dalin para dhe ajo qe me ra ne sy eshte kur the se:”Si popull dhe si komb jemi te vegjel per te ndikuar ne ndryshimet globale”. Fatkeqesisht e ke gabim edhe perkunder pse jemi popull dhe komb i vogel ne botes i kemi dhene dy nobeliste dhe nje game te madhe dijetaresh ne boten Islame fillojme me Sh.N.Albanin.Sh.Arrnautin A.Arrnautin etj,duke vazhduar me 29 vezir ne pernadorin Osmane dhe nje Mbreteri te mrekullueshme ne Egjipt dhe te tjera qe aktualisht nuk po me kujtohen.

 Padyshim qe jemi popull dhe komb i vogel por edhe ne jemi pjes e botes dhe njerezit e mdhenje nuk i takojne me nje populli dhe as nje vendi por i takojne gjith njerzimit.
Permende edhe bombardimin nga gjith anet po citoj: “Në këtë situatë kaq të koklavitur dhe të bombarduar nga të gjitha anët me informacione nga më të ndryshmet…” dhe pikerisht ti shume here ke zgjedhur jo mjetet e informimit te B.I.K per te na u drejtuar por disa “portale”me frym jo te mire ndaj vlerave islame dhe te tjera si motra te tyre.

Vazhdove te i permendesh 20 vitet pas luftes dhe gabimet e “shumta”,mosbashkimin dhe moskordinimin ndermjet vete duke vazhduar se kinse ne “shume xhami” ka qakordim te xhematit.

Po te them me plot bindje se e ke gabim edhe kesaj rradhe, sepse imamet qe ti i permend asnjeher nuk kan bere gabime qe i shkojne ne disfavor atdheut te tyre perkundrazi kan sakrifikuar qe te jen ne sherbim te tij dhe vazhdojne nje gje te tille, ne hytbet dhe dreset e tyre gjithmon kan thirrur ne miresi dashuri perkushtim dhe bashkim ndermjet vete.por me sa di une ju keni bere nje ndarje me te ashtuquajturen “SINDIKAT”.Sote ne te gjithat xhamit e Kosoves te cilat jan nen juridiksionin e BIK ka nje unitet qe imamet falen sipas rregullave te kerkuara, mandej nese ka diversitet ne mesin e xhematit kjo jep me kuptu qe ISLAMI e pranon mendimin e lire,por edhe nese ka nje “qakordim te xhematit” kjo asnjeher nuk e ka cenuar kombin tone.

Permende edhe mungesen e “VIGJILENCES”tek imamet qe mendoj se as qe je perafruar ose po i ben “LAKORE” sepse ktu ka dy gjera qe duhet te tjeret te i kuptojne te tjeret sepse ju dhe une i dime mire.

1.Mungese te vigjilences ndoshta e konsideron mospasimin ndaj metodes tende.

2.Ndoshta Imamet e nderuar nuk kan qene te “urte” duke i shtypur por e kane kerkuar te drejten e tyre dhe kerkesat e komunitetit, kane kerkuar qe te merren parasysh ose se paku mos te perbuzet feja e tyre nga qarqe te ndryshme duke perfshire edhe media te caktuara dhe kan qene te kujdesur duke ruajtur “kopen e vet” ashtu siq thua ti.

Andaj vigjilenca ka qene ne rregull perball gjith asaj sprove qe vazhdon te i godet pameshirshem ata dhe komunitetin e tyre.
I permende MIQTE e jashtem.Te lutem profesore te pakten ti mos e thuaj.Asnjeher nuk ka bo vaki qe ndonje imam madje as muezin qe te kritikoj ndonjher aletatet tane e as miqte nderkombetar.Perkundrazi miqte gjithmon kan qene te rrespektuar dhe kjo qe e thua ti me ben te quditem nga ju.
Veq lexoje qa thaje:” Ju duhet të kuptoni njëherë e përgjithmonë se vetëm teksti i Kuranit , është i shenjtë, ndërsa në asnjë mënyrë jo edhe mendimi i cilit do dijetar mbi të”

O i nderuar je duke iu drejtuar imameve dhe jo dosido dikujna tjeter qe e merr mendimin tende “copy-paste” PO SUNNETIN E MUHAMEDIT a.s. ku e laje te lutem o profe mo se e le namin, mandej edhe ti je imam mos e ngrit veten e ti drejtohesh dikujna me aq krenari se MENDJEMADHESI eshte nejse e din ti.

 

Ne disa raste i permende “NDIKIMET E HUAJA” dhe si duket gjith ndikimi i huaaj paska qen i orientuar ne devijimin korruptimin, keqpordorimin,mosdashurin ndaj atdheut etj nepermjet imameve. Jo jo te lutem, mos u mundo me cinizem te i ulesh kaq poshte koleget dhe vendin ku ti ushqehesh mos u bej BUKPERMBYSES.

Sot ndikimi i huaj dihet ku eshte dhe ti me mire se gjithkush ke njohuri per kete pune.

Ne funde ,me ne funde i the edhe nja dy tre llafe si “hoxh”per vllaznillekun “sa me na flladit pak ballin” sikur ne fare nuk kemi folur kurr per vllaznillekun e per dashurin ndaj njeri tjetrit.

Andaj i nderuar kuptoje edhe nje her qka desha te te them:
1.Vazhdo e mbaje gjalle endrren tende per udheheqje,por te lutem mos i keqperdore punet e imameve per te arritur ate qe ti enderron.
2.Ne jemi Komb i vogel por kjo nuk na ndalon te jemi faktor, Romet fare nuk kan komb mirpo botes i kan ofruar gjera qe kombe te mdha as qe i kan pa ne enderr.
3.Vitet e pasluftes 20 te tilla qe i permende ti,thjesht ishin fushat sepse sikur deshe ta hudhish poshte menagjimin e mire nga Dr.Regjep Boja dhe nga myftiu Mr.Naim Ternava.
4.Fjalen “shume xhami” qe po e perdore per te keq,veq ju munde ta thoni “BRAVO”, sepse SHUM XHAMI kan qene dhe vazhdojne te jen ne sherbim te popullit gjithmone per te mire.
5.Nuk eshte munges “Vigjinlence” nese dikush e ngrit zerin per te drejtat e tyre dhe te komunitetit te vet.
6.Ndoshta “DAMI” me i madh qe i eshte bere BIK ka qen pikerisht nga bashkmendimtaret dhe miqte tu, kur than per gazeten e famshme Amerikane se ne kosove ka pergaditje per ekstremizem dhe akuzuan hoxhen e nderuar Fadil Musliu pa bere asgje dhe ne te njejten kohe edhe Kosoven ne pergjithesi.
7.Imamet pamarrparasysh metodologjin e tyre te gjith kan nje nivel pjekurie te mjaftueshem dhe sigurishte se per kah ndershmeria jan ne formen me te larte karshih gjith institucioneve tjera.Andaj si te tille nuk e kan vendin ne cinizmin tend.
8.Asnjeher miqte tane nderkombetar nuk kan qene te atakuar ne asnje forme nga puntoret e B.I.K. perkundrazi bashkpunimi me ta madje edhe falemderimi ndaj kontributit te tyre ka qen ne nivelet e shkelqyera.
9.Ky ishte nje reagim i imi aq i panevojshem sa qe i ishte shkrimi yte fare i nevojshem dhe plot mesazhe turperuese per HOXHALLARET dhe VLLEZERIT mi.

Rrrespektet e mia prof por kesaj here fort keq ia ke huq,
10.Ahh desh harrova “Qorba ishte pa kryp mos mendo se nuk e kuptuam”
P.S. Qendrimet e mia jan thjeshte si student dhe ne asnje forme nuk perfaqsojne qendrimet e institucionit tim zyrtare. Shkrimin e kam shkruajtur në shpejtësi dhe më kanë ikur shumë rregulla të gjuhës standarte. Shpresoj që teksti të jetë i kuptueshëm për ju.

Hoxhë Enes Limani

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit