4.7 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Imami nga Egjipti dëshiron të dhurojë stolitë e gruas për të mbështetur Turqinë

Më të lexuarat

Imami nga Egjipti, Mustafa, ka shprehur dëshirën të dhurojë stolitë e gruas së tij për të mbështetur ekonominë turke

 

KUVAJT (AA) – Një shtetas i Kuvajtit me origjinë egjiptiane ka ofruar të dhurojë stolitë e gruas së tij për të mbështetur lirën turke, e cila kohë më parë humbi vlerën e saj në krahasim me dollarin amerikan pas sanksioneve të SHBA-së, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas ardhjes në ambasadën e Turqisë në Kuvajt, imami egjiptian Sayyid Muhammad Mustafa ka dashur të dhurojë stolitë prej ari të gruas së tij për të mbështetur Turqinë kundër planit të orkestruar ndaj ekonomisë turke.

I pyetur për shkaqet e nismës së tij, Mustafa tha se “Arsyeja është dashuria ime për vllezërit dhe motrat tona turke. Turqit janë shpresa e të gjithë muslimanëve”.

Mustafa thotë se sinqerisht admiron presidentin Recep Tayyip Erdoğan dhe njëherësh u bëri thirrje turqve që t’ia dinë rëndësinë prsidentit Erdoğan.

Duke falënderuar përpjekjet e imamit egjiptian, atasheu komercial i ambasadës turke Atilla Uğur Başbuğ tha se nuk ka mundësi të pranohet donacioni i imamit.

Mustafa shtoi se do të vazhdojë të mbështesë Turqinë me blerjen e lirës turke dhe prodhimeve të saj.

Turqia dhe SHBA janë duke përjetuar marrëdhënie të tensionuara pasi Washingtoni vendosi sanksione ndaj ministrit të Brendshëm turk Süleyman Soylu dhe ministrit të Drejtësisë Abdulhamit Gül për moslirmin e pastorit amerikan Andrew Brunson, i cili përballet me akuza të terrorizmit në Turqi.

Presidenti amerikan Donald Trump të premten e shtoi sulmin e tij ndaj Turqisë duke i dyfishuar tarifat doganore ndaj importit të aluminit dhe çelikut turk në 20 dhe 50 për qind respektivisht.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit