11.7 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Imami nga Afrini: Pjesëtarët e PKK-së në xhami grisën faqet e Kur’anit

Më të lexuarat

“Në fshatin Sejh Hadid, pjesëtarët e PKK-së hynë në xhami gjatë namazit, madje të mbathur. Fëmijët i urdhëruan të shkojnë në shtëpi dhe më pas morën librin e shenjtë të Kur’an të cilit ia grisën fletët”, theskon Muhammed Cilo

 

IDLIB (AA) – Burak Karacaoğlu / Eşref Musa

Muhammed Cilo, është një imam kurd nga Afrini, i cili nga rreziku prej organizatës terroriste PYD/PKK braktisi qytetin. Ai rrëfen se terroristët po ushtrojnë një presion të paparë mbi popullatën kurde të atij vendi, përfshirë edhe jetën e tyre fetare.

Ndonëse i lindur në Afrin, Cilo ka jetuar në Halep deri në fillim të luftës, atëherë kur u rikthye në Afrin. Duke folur për Anadolu Agency (AA), ai tregon se në pamundësi që të përballojë presionin e organizatave terroriste vendosi që jetën sërish ta vazhdojë në Halep.

Ai është një profesor i gjuhës dhe letërsisë arabe, por paralelisht edhe një imam, sepse siç rrëfeu dëshiron ti shërbejë popullit të tij.

“Megjithatë, PKK nuk më lejoi të ushtroj detyrën e imamit. Më thanë se do të më lejonin, por me një kusht, që gjatë ligjërimeve të flas afirmativisht për ata. Unë u thashë se do të flas atë që na obligon feja, vetëm të vërtetën”, tha Cilo.

Nga këto fjalë, rrëfen Cilo, i ishte nënshtruar një presioni të paparë të organizatës e cila ia kishte pamundësuar ushtrimin e detyrës së imamit kudo që kishte tentuar në fshatrat përreth.

Cilo thotë se përskaj presionit të madh, një kohë ishte angazhuar si imam në Afrin, ku dhe ishte përleshur me zyrtarët e organizatës në atë rajon, dhe kjo e kishte bërë që disa herë të ndryshojë vendbanimin.

“Në fshatin Shejh Hadid, pjesëtarët e PKK-së hynë në xhami gjatë namazit, madje të mbathur. Fëmijët i urdhëruan të shkojnë në shtëpi dhe më pas morën librin e shenjtë të Kur’an të cilit ia grisën fletët”, theskon Cilo.

Pas kësaj thotë ai, ishte i detyruar të largohet nga Afrini, sepse terroristët e kishin futur në listën e zezë të tyre, me një shpërblim prej 25.000 dollarësh për kokën e tij.

Cilo thotë se populli në Afrin nuk duhet të lënë fëmijët e tyre tek kjo organizatë, për të cilën thotë se është me e keqe se vet djalli.

Sipas tij, PYD/PKK nuk e synon paqen dhe stabilitetin, por vetëm kaosin, sepse aktualisht janë duke e grabitur popullin e Afrint, të cilit i bëri thirrje për unitet dhe të reagojë kundër kësaj organizate terroriste, duke e dëbuar nga atje.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit