20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Imami i Xhamisë Aksa: Arabët janë shumë të zënë duke luftuar njëri tjetrin

Më të lexuarat

Imami i Xhamisë Aksa dhe ish-myftiu i Jeruzalemit, Sheikh Ikrime Sabri, tha se vendet arabe janë shumë të preokupuara duke luftuar njëri tjetrin për tu kujdesur për vendin e shenjtë. Duke folur në hytben e tij, Sheikh Sabri tha se autoritete okupuese izraelite kanë ngritur dyer dhe detektorë metali rreth Xhamisë Aksa për ta sprovuar botën arabe.

Ai shpjegoi duke thënë:”Kjo nuk është sprovë për ne, sepse ne si banorë të Jeruzalemit qëndrimi ynë është shumë i qartë… Por kjo është sprovë për vendet Arabe të cilat janë të preokupuara, kanë diplomaci të dobët dhe janë në luftë kundër njëri tjetrit”.
Sheikh Sabri është qëlluar nga forcat izraelite dy here me plumba gome gjatë protestës së tij kundër masave të diktuara nga forcat izraelite. Shtatëdhjetë vjeqari tha se arabët janë të preokupuar me blerjen e armëve për të vrarë njëri tjetrin./KohaIslame.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit