14.2 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Imami i Podujevës: Falja e namazit para një shtatoreje, është e ndaluar në shtëpi dhe në xhami

Më të lexuarat

Vendosja e një ekrani para shtatores së heroit kombëtar Skënderbeu, në sheshin që mban emrin e tij në Tiranë – me rastin e faljes së namazit të Kurban Bajramit – ka ngjallur reagime të shumta.

Bekim Jashari, kryeimam në Komunën e Podujevës, ka thënë se falja e namazit para një shtatoreje është e ndaluar në shtëpi dhe në xhami, por se për shesh nuk ka përgjigje definitive.

“Nëse busti qëndron para xhematit, atëherë nuk ka pasë nevojë të falin namazin në shesh fare, por në sheshin e Tiranës te Rektorati. Ky është mendimi im”, ka thënë ai. “Mua nuk më është dukur që është mbuluar në mënyrë klasike. Skënderbeu është Heroi ynë Kombëtar, por mendoj se nuk është mirë të bëhet debat, se kjo çështje shkon në favor grupeve që synojnë ekstremizmin”. /Insajderi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit