9.8 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Imami i Mekës: ‘Kushdo që shkakton konflikte midis muslimanëve, injoron bekimin e Zotit’

Më të lexuarat

Imami i Xhamisë së Madhe të Mekës, Sheikh Saleh Muhammed el-Taleb, i dënoi ata që “shkaktojnë konflikt mes muslimanëve”, ndërsa dënoi edhe përçarjet dhe luftërat që vazhdojnë në të gjithë Lindjen e Mesme.

“Kushdo që shkakton konflikte dhe mosmarrëveshje midis muslimanëve, injoron bekimin e Zotit, dëmton popullin e tij dhe mashtron kombin e tij”, Sheikh Saleh Muhammed el-Taleb para miliona pelegrinëve që kanë Hynë në Mekë nga e gjithë bota për të kryer haxhin.

 

Në anën tjetër, marrëdhëniet mes Iranit të udhëhequr nga shiitët dhe Arabisë Saudite, të udhëhequr nga musimanët (Suni) janë më të tensionuarat ndër vitet e tyre, ku secila palë akuzon tjetrën për shkatërrimin e sigurisë rajonale dhe mbështetjen e palëve të kundërta në konfliktet në Siri, Irak dhe Jemen.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit