Imami i këndon Kuran Trumpit

0

Presidenti i sapo zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është parë duke dëgjuar disa ajete nga Kurani, të cilat ishin të përzgjedhur shumë bukur nga imami i pranishëm.

Presidenti i 45 i Shteteve të Bashkuara shihet duke dëgjuar me vëmendje lutjet Kuranore, të cilat janë një mesazh i fortë për presidentin amerikan.

imam-prayer-service-400x267

Këto ajete të Kuranit i dëgjoi Trumpi nga imami i cili i lexonte arabisht dhe i përkthente në anglsiht:

“O ju njerëz, vërtetë Ne ju krijuam ju prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s’ka dyshim se te All-llahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (këqijat) e All-llahu është i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë” (Surja Huxhurat: 13)

 

“Nga argumentet e Tij është krijim i qiejve e i tokës, ndryshimi i gjuhëve tuaja dhe i ngjyrave tuaja. Edhe në këtë ka argumente për njerëz”. (Surja Rrum, Ajeti 22)