11.5 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Imami Elvis Naçi: Ja si i shpëtuam shumë Shqiptarë që të mos i bashkoheshin luftës në Siri

Më të lexuarat

Imami Elvis Naçi gjatë një emisioni ku debatohej pjesëmarrja e shqiptarëve në luftën në Siri ka thënë se shqiptarët pjesëmarrës janë një minorancë e jashtëzakonshme shumë e vogël nga mijëra e mijëra besimtarë musliman që ka Shqipëria.
Ai po ashtu ka thënë se një pjesë e tyre janë mercenarë, që janë paguar për të luftuar. “Unë dhe shumë kolegë të mi kemi bërë shumë për të ndaluar shumë njerëz për të mos shkuar, sepse është shfrytëzuar shumë edhe varfëria. Ka pasur premtime se familja e tyre do të jetë mirë materialisht dhe lufta atje do të mbarojë shpejtë” –ka thënë Naçi.

Ai gjithashtu ka thënë se ka edhe të tjerë që janë manipuluar, e sipas tij gjatë vitit 2011 ka qenë trend të marrësh pjesë në luftën e Sirisë dhe për këtë ka pasur thirrje si nga Lindja po ashtu edhe nga Perëndimi, e si pasojë e këtij trendi imami Naçi së bashku me kolegët e tyre që kanë bërë thirrje për të mos shkuar në luftë e kanë pasur të vështirë të përballen e me fluksin e këtij trendi.

Ai ka thënë se ngritja e zërit nga imamët ka ndikuar që një numër i madh mos të marrin pjesë në grupe terroriste edhe pse joshja dhe trendi botëror ka qenë shumë i madh./KohaIslame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit