7.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

“Ilaçi Favipiravir përshpejton procesin e shërimit në rastet e koronavirusit”

Më të lexuarat

Kryetari i Qendrës Kombëtare të Kinës për Zhvillimin e Bioteknologjisë, Zhang Xinmin, tha se në eksperimentet klinike të bëra ilaçi i quajtur “Favipiravir” ka ulur kohën e procesit të shërimit tek rastet e lehta me koronavirusin e ri (COVID-19), prej 11 në 4 ditë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të kanalit kinez CGTN, Zhang, në deklaratën për mediat ka theksuar se në qytetin Shenzhen është bërë një eksperiment klinik që përfshin 80 të sëmurë me COVID-19.

Ai tha se ilaçi mund të ul kohëzgjatjen e shërimit tek rastet e lehta prej 11 në 4 ditë.

Zhang më tej tregoi se në një eksperiment tjetër klinik të bërë në Wuhan, ilaçi kohëzgjatjen e temperaturës e zbret prej 4,2 ditë në 2,5 ditë, duke shtuar se nuk është vërejtur që ilaçi të shkaktojë ndonjë efekt anësor.

“Favipiravir që nga viti 2014 gjendet në tregun e Japonisë dhe nuk shikojmë ndonjë efekt anësor të dukshëm”, u shpreh Zhang.

Në deklaratë nuk u bë e ditur rreth eksperimenteve klinike të ilaçeve të tjerë duke përfshirë edhe Remdesivir.

Ende mbetet e paqartë se çfarë dëmi shkakton COVID-19 tek personi pas shërimit, për të cilën do duhen më shumë vëzhgime mjekësore.

Zhang Xinmin, në një deklaratë të bërë më 15 shkurt, kishte theksuar se shkencëtarët kinezë janë duke analizuar rreth 70.000 përbërës farmaceutik dhe kimik, prej të cilëve 100 i kishin zgjedhur për t’i testuar në laboratori.

Ai kishte njoftuar se 3 prej tyre janë shpresëdhënës, duke treguar se Klorokin difosfat, Favipiravir dhe Remdesivir mund të testohen te njerëzit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit