7.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Ikja nga drejtësia e “peshqve të mëdhenj”

Më të lexuarat

Luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivele të larta politike në Kosovë, është konsideruar si një nga sfidat më të mëdha për organet e rendit dhe ato të drejtësisë.

Disa figura të jetës politike e publike, jo rrallë kanë zgjedhur edhe ikjen nga Kosova, menjëherë pas shpalljes së nisjes së hetimeve ndaj tyre apo edhe pas shpalljes së aktgjykimit. Këto raste, kryesisht kanë të bëjnë me keqpërdorim të pozitës zyrtare, korrupsion dhe krim të organizuar.

Kryetarë komunash të Kosovës dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës, shpeshherë nuk kanë përfillur ligjet e Kosovës,raporton Radio Evropa e Lirë.

Xhabir Zharku, ish-kryetar i Komunës së Kaçanikut nga Partia Demokratike e Kosovës, vazhdon të qëndrojë në arrati, pasi në vitin 2011, ishte shpallur fajtor për një vepër penale duke iu shqiptuar dënim me tri vjet burgim.

Leme Xhema, ish-drejtoreshë e Përgjithshme e Post-Telekomit të Kosovës, në vitin 2008 ishte dënuar me tre vjet burg për përfitime të paligjshme. Por, e njëjta nuk ka qëndruar në burg, duke braktisur Kosovën.

Një rast tjetër i ikjes është edhe ai i përfaqësuesve të kompanisë private shëndetësore të quajtur “Medicus”, ku pas shqiptimit të dënimit Lutfi Dervishi, me profesion doktor, është arratisur nga Kosova.

Ndërkaq, pozitën e kryetarit të Komunës së Prizrenit vazhdon ta mbajë Ramadan Muja, edhe pse gjykata e kishte shpallur fajtor për keqpërdorim dhe korrupsion në këtë komunë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit