8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Ikën nga çerdhja dhe u nisën për në shtëpi në minus 45 gradë celsius, pesëvjeçaret përfunduan në spital me ngrirje dhe hipotermi

Më të lexuarat

Dy vajza të moshës 5-vjeçare u larguan nga çerdhja dhe dolën rrugëve të Siberisë, në minus 45 gradë celsius pa u vërejtur nga edukatoret.

Megjithatë ato u gjetën dhe përfunduan në spital me ngrirje dhe hipotermi. Raportohet se ato kishin dashur t’i befasojnë prindërit e tyre, duke dalë jashtë ku temperaturat e ulëta mbretëronin dhe shpresonin se do të arrijnë në shtëpi para kohës së paraparë.

Ato janë filmuar nga kamerat e sigurisë duke dalë jashtë, ku njëra prej tyre madje kishte marrë me vete një lodër dhe nuk kishin dorëza. Por, që të dyja kanë përfunduar në spitalin e Yakutsk, ku njërës mjekët janë duke u munduar t’ia shpëtojnë tre gishtat e dorës që i janë ngrirë.

Nëna e saj Evdokia Kutukova ka deklaruar se tre gishtat e saj ishin ngrirë plotësisht. Sipas saj, vajzat janë ende në shok dhe nuk po mund të ndalen duke qarë.

Ajo kishte vërejtur se bija e saj Lena po mungon, dhe këtë gjë e kishte konfirmuar kur shkoi në çerdhe për ta marrë dhe i thanë se ajo nuk është këtu. Megjithatë, i kishin gjetur qytetarët në rrugë me ngrirje dhe hipotermi dhe me urgjencë ishin dërguar në spital për tretman./tg

https://youtu.be/6PGDPgLjhAA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit