14.2 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

IHH nis programin “Luftë Kundër Drogës” në vendet e Ballkanit

Më të lexuarat

Ambasadori Koç, tha se droga nuk ka kufi dhe se ka nevojë për bashkëpunim ndërkombëtar, falënderoi të gjithë të cilët kanë kontribuar për realizimin e projektit

SARAJEVË (AA) – Në kuadër të “Programit për Luftë Kundër Drogës” të Organizatës Humanitare Të drejtat dhe liritë e njeriut (IHH) të cilën e kanë lansuar në vendet e Ballkanit, në kryeqytetin e Bosnjë Hercegovinës, Sarajevë është zhvilluar seminari me temë “Droga: Fundi i Lirisë”, raporton Anadolu Agency (AA).

Në seminarin e organizuar në një hotel në Sarajevë, morën pjesë ambasadori i Turqisë në Sarajevë Haldun Koç, anëtari i Bordit të IHH Osman Atalay, koordinatori për Marrëdhëniet e Jashtme të Organizatës Yeşilay Ahmet Zeki Olas, dhe të ftuar të tjerë.

Ambasadori Koç, në fjalimin e tij në hapjen e seminarit, duke tërhequr vëmendjen se droga nuk ka kufi dhe se ka nevojë për bashkëpunim ndërkombëtar, falënderoi të gjithë të cilët kanë kontribuar për realizimin e projektit.

Nga ana tjetër Atalay, duke treguar se si IHH kanë filluar ‘Programin për Luftë Kundër Drogës’ e cila përfshin 6 vende të Ballkanit, tha se “Qëllimi ynë është ti vetëdijësojmë të rinjtë dhe familjet në lidhje me drogën, të parandalojmë që droga të arrij tek të rinjtë”.

Ai duke tërhequr vëmendjen se rruga më e rëndësishme në trafikun e drogës është Azia Jugore, Turqia dhe Ballkani, theksoi se droga është një rrezik për të rinjtë e Turqisë dhe të Ballkanit.

Ndërsa Olas duke potencuar se Yesilay në Bosnjë e Hercegovinë ka përfaqësim tha se “Ballkani për ne është rajon me prioritet. Ne kemi 34 përfaqësime në vende të ndryshme të botës”.

Njoftohet se në kuadër të “Programit për Luftë Kundër Drogës” IHH ka botuar libra, prej të cilëve 10 mijë janë në gjuhën boshnjake ndërsa 15 mijë në gjuhën shqipe të cilat planifikohen të shpërndahen në 6 shtete të ndryshme.

Në kuadër të këtij programi deri në fund të vitit 2017, në Maqedoni, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë e Hercegovinë, Mal të Zi dhe Serbi do të zhvillohen programe vetëdijësimi dhe trajnimi kundrejt lëndëve narkotike.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit