21.7 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

IHH ndihmë shëndetësore për Somalinë

Më të lexuarat

Fondacioni nga Turqia IHH ka dhuruar ndihmë emergjente me barna për spitalet në Somali të cilat kanë mungesë të tyre

STAMBOLL (AA) – Fondacioni Humanitar për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (IHH) nga Turqia ka ofruar ndihmë emergjente me barna për Somalinë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë lidhur me ndihmën e ofruar thuhet se IHH, që është njëri prej fondacioneve të para që ka arritur në rajon në krizat e urisë në vitin 2011 dhe 2017, nuk do ta lë të vetëm popullin e Somalisë edhe në sulmet terroriste dhe se në këtë mënyrë, ky fondacion ka dhuruar barna për spitalet që kanë mungesë të tyre.

Dhënia e ndihmave shëndetësore është realizuar me pjesëmarrjen e Ministres së Shëndetësisë së Somalisë, Fevzije Abikar. Abikar me këtë rast ka shprehur falënderimet për popullin turk dhe IHH-në për mbështetjen e dhënë për Somalinë.

Ndërkaq, Koordinatori i Tryezës së Afrikës Lindore të IHH-së, Ismail Songur, ka theksuar se qindra persona të plagosur nga sulmet e fundit terroriste në Somali, nuk po mund të trajtohen për shkak të mungesës së barnave nëpër spitale.

Songur njoftoi se nga ndihmat me barna të fondacionit, mund të furnizohen edhe të sëmurët e tjerë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit