6.6 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Icardi vesh Milanon me ngjyrat zikaltër, argjentinasi edhe një herë heroi i Interit

Më të lexuarat

Ashtu si në shumë ndeshje, edhe ndaj Milani është Mauro Icardi ai që gjithmonë shfaqet kur skaudra ka më së shumi nevojë. Me golin e tij Interit e fitoi Derby della Madonnina me rezultat 1-0.

Interi ishte më i mirë, qarkulloi topin dhe rrezikoi diçka më shumë dhe në fund mori një fitore të merituar. Interi e filloi mirë, në minutën e 13-të Mauro Icardi shënoi, por goli u anulua për shkak të pozitës jashtë loje.

Në minutën e 24 Ivan Perisic kishte shans për gol, por Gianluigi Donnaruma nuk lejoi që të tundet rrjeta e portës së tij.

Dhjetë minuta më vonë edhe Matias Vecino kishte një tjetër rast, por as ky nuk ia doli. Në minutën e 42-të Mateo Musacchio shënoi në portën e Samir Handanovic, por goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Interi ishte më i mirë edhe në pjesën e dytë, kishte disa raste, por shumica lehtë të përballueshme nga Donnaruma. Milani tentoi me anë të Susos, por kuqezinjtë në shumicën e kohës ishin të imponuar nga loja e zikaltërve.
Kur të gjithë menduan se ndeshja do të përfundonte me rezultat të barabartë në skenë u shfaq Mauro Icardi, argjentinasi shënoi me kokë në minutat shtesë të ndeshjes dhe i dha skuadrës së tij fitore.

Pas kësaj fitore Interi renditet në vendin e tretë me 19 pikë, kurse Milani në pozitën e 12-të me po aq pikë.

Në xhiron e radhës skuadra e Luciano Spallettit luan kundër Lazios, ndërsa ajo e Gennaro Gattuso ndaj Sampdorias.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit