9.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Ibrahimi: Të paktën sonte t’i lëmë përplasjet partiake, kështu i shërbejmë vetëm armikut

Më të lexuarat

Deputeti i Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi ka reaguar nëpërmjet një statusi në facebook duke thënë se të paktën sonte nuk duhet që të ketë përplasje mes aktivistëve partiak.

Sipas tij, ata falë Zotit kanë shpëtuar, dhe shpreson që edhe deputetët tjerë të bëhen mirë.

Ja dhe statusi i tij i plotë:

Të nderuar vëllezër shqiptarë, e shoh se kanë filluar përplasjet mes aktivistëve partiakë.
Kjo nuk është mirë. Ne, falë Zotit, arritëm të shpëtojmë për një fije. Ndryshe, ma merr mendja se çka do të na ndodhte. Lutem që edhe kolegët e tjerë deputetë, që e pësuan, të bëhen mirë inshaallah!
Sidoqoftë, unë u bëj thirrje të gjithëve që, së paku, sonte t’i lëmë përplasjet partiake. Vetëm armikut i bëjmë shërbim ashtu.
Po ashtu u bëj thirrje të gjithëve, bile pa marrë parasysh përkatësinë politike dhe etnike, që të jemi të kujdesshëm dhe të mos biem pre e thirrjeve për mobilizim kundër protestuesve të dhunshëm të VMRO-DPMNE-së. Të tregojmë maturi, sepse pikërisht një konflikt ndëretnik është ajo që e duan këta huliganë.
Uroj që me kaq të përfundojë gjithçka dhe ky regjim përfundimisht të bie!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit