7.2 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Ibrahimi flet për rastin ‘Monstra’

Më të lexuarat

Sot u bënë pesë vite nga vrasja makabre në Liqenin e Smilkovcës. Autoritetet e atëhershme, ministrja punëve të brendshme Gordana Jankulloska si dhe zëvendës ministri i saj, Xhelal Bajrami rastin në fjalë e etiketuan si një akt terrorist islamik.

Për këtë arsye edhe u arrestuan dhe u dënuan me burgim të përjetshëm disa shqiptar, ndërsa para medieve ndodhi një teatër i paparë i arrestimit të motrave dhe nënave shqiptare nga ana e policisë maqedonase.

LSDM-ja opozitare përmes bombave të saja politike disa herë ka paralajmëruar se ka dëshmi dhe fakte se të burgosurit e Monstrës gjenden pa faj në burg.
Tashmë pesë vite pas atyre ngjarjeve ende nuk ka drejtësi për Monstrën dhe vrasësit e vërtet nuk gjenden në burg.

Situata politike pas zgjedhjeve të fundit parlamentare ka ndryshuar dukshëm ku shohim ngritjen në skenën politike shqiptare forca të reja politike si Lëvizja Besa dhe Aleanca për shqiptarët.

Deputeti i Lëvizjes Besa, Zeqirija Ibrahimi në një prononcim bënë me dije se Lëvizja Besa qysh nga themelimi i saj është e përkushtuar në vendosjen e drejtësisë.

“Lëvizja BESA që nga themelimi i saj ka qenë e përkushtuar në vendosjen e drejtësisë për të gjithë dhe për sundimin e ligjit pa selektim. Opinioni duhet ta dijë se ne qysh në mars të 2015-tës propozuam themelimin Prokurorisë Speciale Publike dhe kërkuam edhe Gjykatë Speciale. Pastaj në qershor u themelua Prokuroria Speciale, ndërsa paditë e ngritura tash bllokohen në gjykatë.

Kjo na bind se kemi pasur të drejtë. Siç kemi të drejtë kur themi se qeverisja e kaluar (edhe aktuale) VMRO-BDI e bllokoi mundësinë e zgjatjes së mandatin për ngritjen e padive nga Prokuroria Speciale Publike dhe miratimin e ligjit për mbrojtjen e dëshmitarëve. Mendoj se dikush nga këta ka frikë nga e vërteta, sepse ajo i dhemb dikujt.

Por, ne jemi këtu që të garantojmë se nuk do të heqim dorë nga përcaktimi jonë se askush nuk duhet ta vuajë burgun për shkak të manisë së dikujt për pushtet. Rrjedhimisht, rasti Monstra, si edhe rastet e tjera të montuara politike, duhet të rikthehen në gjykim të pavarur dhe të marrin epilog të drejtë.”, deklaroi Ibrahimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit