10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Ibrahimi: BDI ka marrë pushtet në emër të UÇK-së, janë përgjegjës për ta zgjidhur statusin e ish-ushtarëve

Më të lexuarat

Deputeti i Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi për Gazeta Express ka folur për statusin e ish-luftëtarëve të UÇK-së, duke theksuar se BDI-ja dhe Ali Ahmeti për vite të tëra ishin në pushtet në emër të UÇK-së dhe nuk ndërmorën asgjë për të zgjidhur statusin e ish-luftëtarve të UÇK-së.
“Ata që kanë marrë disa herë pushtete më emër të UÇK-së, kanë përgjegjës për ta zgjidhur këtë çështje. Ne nuk e premtuar këtë, por kjo nuk nënkupton se nuk do të angazhohemi për këtë temë”, ka thënë Ibrahimi.

Sa i përketë projekt ligjit të ish-ushtarëve të UÇK-së, Ibrahimi thotë se ai ende nuk ka arritur në adresë të Lëvizjes BESA dhe sa po të arrij do të diskuton kryesia.

“Nuk do të ngurrojmë ta trajtojmë këtë temë. Për këtë do të vendos Kryesia e partisë”, thotë Ibrahimi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit