8.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Ibn Kajimi rreth dashurisë

Më të lexuarat

Kapitulli: Në lidhje me dashurinë për Allahun dhe shenjat e atij që e njeh Allahun

Dashuria për Allahun (raghbah), ta duash atë dhe të kesh dëshirë që të takohesh me Të, kjo është pasuria e robit, baza e çështjes së tij, baza e jetës së tij të jetuar në mirësi, burimi i lumturisë së tij (të vërtetë), suksesi dhe gëzimi, dhe është freskia për sytë e tij. Për këtë arsye ai u krijua dhe për këtë është urdhëruar. Gjithashtu të dërguarit janë dërguar dhe librat janë shpallur për këtë qëllim. Për zemrën nuk ka pastrim apo gëzim nëse nuk do Allahun, të Plotfuqishmin dhe të Madhërishmin. Pra, njeriu duhet të dojë vetëm atë, Ai duhet të jetë qëllimi i tij. Siç ka thënë Allahu i Plotfuqishëm: “E kur ta kryesh (obligimin), atëbotë mundohu me adhurim (Allahut). Dhe, vetëm te Zoti yt përqendro synimin!” (Kuran 94:7-8). Allahu ka thënë gjithashtu: “E sikur të kënaqeshin me atë që ua dha All-llahu dhe i dërguari i Tij, e të thoshin: “Neve na mjafton Allahu, Allahu do të na furnizojë nga të mirat e Tij, e edhe i dërguari i Tij, dhe se vetëm te Allahu e mbështesim dëshirën (do të ishte shumë më mirë për ta)” (Kuran 9:59).

Ata që duan ndahen në tre lloje:

Ata që duan Allahun

Ata që duan atë që ka Allahu

Dhe ata që duan diçka tjetër përveç Allahut

Pra ka individë që duan Allahun. Ai që është interesuar për punët është ajo që Allahu ka. Dhe ai që është i kënaqur me këtë jetë, është ai që dëshiron diçka tjetër dhe jo Atë. Ai person që do vetëm Allahun, Allahu do t’i mjaftojë atij për çdo çështje, do ta ndihmojë për të gjitha çështjet, do të largojë prej tij atë që ai nuk është i aftë të largojë, do ta mbrojë ashtu si mbron babai fëmijën e tij dhe do ta ruajë atë nga të gjitha të këqijat. Dhe kushdo që për të Allahu vjen para gjithçkaje, Allahu do të dojë atë para të tjerëve. Dhe kushdo që është për Allahun, Allahu do të jetë për të edhe kur ai nuk mund ta ndihmojë veten e tij. Kushdo që e njeh Allahun, asgjë nuk do të jetë më e dashur për të sesa Ai dhe ai do të dojë vetëm Allahun, dhe atë që e afron atë me Allahun, ose e ndihmon atë në rrugën drejt Tij.

Prej shenjave të dijes (marifeh) të Allahut është nderimi dhe droja (hejbeh). Me rritjen e dijes së brendshme të njeriut për Zotin, rritet edhe respekti edhe droja. Allahu ka thënë: Po Allahut i druhen nga robërit e Tij vetëm dijetarët” (Kuran 35:28), që do të thotë ata që kanë dije për Të. Profeti (a.s.) ka thënë: “Unë kam më shumë dije se të gjithë ju për Allahun dhe unë e respektoj dhe i druhem shumë Atij”. (Buhariu dhe Muslimi)

Pra kushdo që e njeh Allahun (ka marifah), jetesa e tij do të jetë e pastër, jeta e tij do të jetë e ëmbël, gjithçka do ta nderojë atë dhe nuk do të ketë frikë nga krijesat. Njohuritë për Allahun do ta bëjnë atë të ketë turp para Allahut, ta nderojë dhe ta respektojë Atë, që të jetë vigjjilent (në lidhje me vizionin e Tij). Allahu do t’i japë atij dashuri, besim, që t’i lutet atij dhe të gjejë kënaqësi te Ai, si edhe t’u bindet urdhrave të Tij.

I thanë Xhunejdit, Allahu e mëshiroftë: “Disa njerëz kanë thënë se mund të arrijnë drejtësinë duke i lënë të gjitha veprat”. Ai u përgjigj: “Njerëz të tillë kanë thënë se do të lënë të gjitha veprat që është shumë gjë e rëndësishme. Ai që bie në mëkat dhe vjedh është në një gjendje më të mirë sesa ai që e thotë këtë. Sepse ata që kanë dije për Allahun i kanë marre veprimet e tyre prej Allahut dhe i janë kthyer Allahut në to. Nëse do të jetoja njëqind vjet nuk do të ndaloja së bëri punë të mira”. Ai tha gjithashtu: “Ai që e njeh Allahun nuk e njeh me të vërtetë Atë derisa të bëhet si toka; këmbët e të drejtit dhe të padrejtit ecin mbi të. Dhe (derisa të bëhet) si shiu që lag atë që do dhe atë që nuk do”.

Jahja ibn Mu’âdh ka thënë: “Ai që e njeh Allahun largohet nga kjo botë (në kohën e vdekjes) dhe nuk ka përmbushur dy gjëra: “të qajë për vetveten dhe mallin për Zotin e Tij”. Disa të tjerë kanë thënë: “Ai që e njeh Allahun, nuk do ta njohë me të vërtetë Atë derisa atij të jepet një pasuri si mbretëria e Sulejmanit dhe ajo nuk do ta shpërqendrojë nga Allahu as për një çast”. Kanë thënë gjithashtu: “Ai që e njeh Allahun është lidhur shumë me Të dhe nuk i pëlqen asnjë tjetër veç Tij. Ai e ka kuptuar sa i dobët është para Allahut, prandaj Allahu i ka dhënë pasuri atij nga krijimi i Tij. Dhe ai i është nënshtruar Allahut, kështu që Ai e ka fisnikëruar Atë mes krijimit të Tij”.

Abû Sulejman Ed-Dârânî ka thënë: “Ai që ka dije të brendshme për Allahun edhe kur qëndron në shtrat, ka zbulime që nuk i shkojnë as atij që po lutet!”

Dhun-Nûn (Al-Misrî) ka thënë: “Për gjithçka ka një ndëshkim, dhe ndëshkimi i atij që e njeh Allahun është që ai të mos e përkujtojë më Allahun”.

Pra, ekzistenca e zemrës është me Allahun dhe pa të nuk ka jetë, kurrë. Prandaj kur zemra vepron në përputhje me gjuhën gjatë dhikrit (përkujtimi i Allahut) dhe zemra është në përputhje me atë që do Zoti prej saj; kur ai (robi) nënvlerëson veprat dhe deklaratat që ka bërë dhe e njeh mirësinë dhe bujarinë e Allahut; kur ai bindet dhe largohet nga mosbindja dhe është larguar nga ajo për Allahun, në mënyrë që asgjë të mos ngelet prej saj; kur zemra e tij është mbushur plot respekt, drojë, parapëlqim dhe kënaqësi nga Ai dhe durimi i Tij për ta takuar Atë ka arritur në pikën e fundit; kur ai nuk gjen qetësi përveçse kur përkujton Atë, dhe ka mall për takimin me Të; kur ai nuk mund të gjejë afërsi (të vërtetë) përveçse me dhikër, ndërsa zbaton urdhrat e tij dhe do Atë mbi të tjerët… atëherë ai e do vërtetë (muhibb) Allahun.

Xhunejdi ka thënë: “Kam dëgjuar El-Hârith el-Muhâsibî të thotë: “Dashuria (mahababah) është prirja juaj ndaj diçkaje me gjithë qenien tuaj. Pra, ta duash atë gjë më shumë sesa veten, sesa shpirtin tuaj dhe sesa pasurinë tuaj. Të jesh në përputhje me atë nga brenda dhe jashtë, kur je vetëm dhe kur je me të tjerët. Të kuptosh të metat e tua në lidhje me dashurinë tënde për të”.

Thuhet: “Dashuria (mahabbah) është një zjarr që digjet në zemër. Ajo djeg gjithçka që nuk e do ai që ti do”. Thuhet gjithashtu: “Madje është të bësh të gjitha përpjekjet për të kënaqur atë që do. Dhe kjo nuk mund të arrihet asnjëherë derisa individi të mos e shohë më “dashurinë, por vetëm dëshmon atë që do”. Thuhet në një hadith kudsi: “Robi Im, une jam me të drejtën tënde i Dashuri yt, ji edhe ti me te drejtën time mbi ty një i dashuri Im.

‘Abdullah ibn Al-Mubarak ka thënë: “Kujtdo që i jepet diçka prej dashurisë dhe nuk i jepet nderi dhe frika (khashijeh) atëherë ai është mashtruar”.

Yahjâ ibn Mu’âdh ka thenë: “Një fije dashurie është më e dashur për mua sesa shtatëdhjetë vjet adhurimi pa dashuri!”.

Abu Bakr Al-Kattânî ka thënë: “Në Mekë gjatë ditëve të haxhit u diskutua për çështjen e dashurisë (mahabbah). Shehët folën për këtë temë. Xhunejdi ishte i pranishëm dhe ai ishte më i riu mes tyre. Prandaj ata i thanë atij: “Na e trego atë që di o irakian!”. Ai uli kokën dhe nga sytë i rrodhën lot: “(Sa i madh është) një njeri që është lidhur me dhikrin për Zotin e tij, mbështet të kauzën e Tij, duke e dëshmuar atë me zemër. Drita e Thelbit të Tij e kanë djegur zemrën e tij dhe pika e tij është e pastër nga gota e dashurisë së Tij të pastër. Nëse ky person flet e bën për Allahun, nëse shprehet, është nga Allahu, nëse lëviz e bën sepse ka urdhëruar Allahut, nëse hesht ai është me Allahun. Pra ai është pranë Allahut, për Allahun dhe me Allahun”. Pastaj shehët qanë dhe thanë: “Kësaj nuk mund t’i shtohet asgjë. Allahu të lartësoftë ty o Taxh el-‘ârifîn (më i larti i atyre që njohin Allahun)!”.

Thuhet se Allahu i shpalli Davudit (a.s.) : “O Davud, e kam ndaluar që në zemër të ketë dashuri për Mua dhe për të tjerët njëkohësisht”.

Ata që e njohin Allahun kanë rënë dakord se dashuria nuk është e pranueshme pa vepruar sipas ligjit të shenjtë, aq sa disa prej tyre kanë thënë: “Realiteti i dashurisë është të jesh në përputhje me atë që do ai që do, në lidhje me atë që e kënaq atë dhe që e mërzit atë”. Gjithashtu kanë rënë dakord se dashuria është e papranueshme pa Teuhidin (besimi në njëshmërinë e Allahut).

Tregohet se ishte një burrë që tha se ishte i tronditur nga dashuria e një personi të caktuar. Kështu që një ditë ky person i tha atij: “Si mund të ndodhë kjo kur vëllai im këtu është më tërheqës dhe më i bukur?!” Ai e pa dhe pastaj personi e shtyu dhe tha: “Dikush që thotë se na do dhe pastaj shikon dikë tjetër?!”

Shkëputur nga libri “The Garden of the Lovers and the Excursion of Those Who Yearn” i Imam Ibn Qayyim Al-Jawziyyah

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit